Makita DCL184 Instruction Manual page 23

Cordless
Hide thumbs Also See for DCL184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Përdorimi i synuar
Vegla është synuar për mbledhjen e pluhurit të thatë.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërime për sigurinë e
pastruesit me bateri
PARALAJMËRIM:
LEXONI ME KUJDES të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet PARA PËRDORIMIT. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë
në goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
1.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Ruajeni në
ambiente të brendshme.
2.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet
vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose
në afërsi të fëmijëve.
3.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
manuali. Përdorni vetëm pjesët shtesë të
rekomanduara nga kompania prodhuese.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja
4.
nuk funksionon siç duhet, është përplasur,
dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka
rënë në ujë, dërgojeni në një qendër shërbimi.
5.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
6.
Mos vendosni objekte në pjesët e hapura. Mos
e përdorni me pjesët e hapura të bllokuara;
mbajeni të pastër nga pluhurat, fijet, flokët dhe
çfarëdo gjë që mund të pengojë rrjedhjen e ajrit.
7.
Mbajini flokët, veshjet e lirshme, gishtat dhe të
gjitha pjesët e trupit larg nga pjesët e hapura
dhe të lëvizshme.
8.
Fikni të gjitha kontrollet para se të hiqni
baterinë.
9.
Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në
shkallë.
10. Mos e përdorni për të mbledhur lëngje të
ndezshme ose të djegshme si benzina apo mos
e përdorni në zona ku mund të gjenden ato.
11.
Për karikim, përdorni vetëm karikuesin e
dhënë nga kompania prodhuese.
12. Mos mblidhni ndonjë gjë që digjet apo është e
ndezur, si cigaret, shkrepëset apo hiri i nxehtë.
13. Mos e përdorni pa vendosur qesen e pluhurit
dhe/ose filtrat në vend.
14. Mos e karikoni baterinë në ambiente të
jashtme.
15. Karikojeni vetëm me karikuesin e specifikuar
nga prodhuesi. Karikuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
16. Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
E RËNDËSISHME
17. Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg objekteve të tjera metalike, si kapëset e
letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat ose
objektet e tjera të vogla metalike që mund të
bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
18. Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
19. Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
20. Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
21. Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
Kjo pajisje synohet për përdorim shtëpiak.
1.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi
dhe manualin e përdorimit të karikuesit para
përdorimit.
2.
Mos i mblidhni materialet në vijim:
Sendet si cigaret e ndezura apo pluhurin
e shkëndijave/metaleve të krijuar nga
gërryerja/prerja e metaleve
Materialet e djegshme si gazolina,
holluesi, vajguri apo boja
Materialet shpërthyese si nitroglicerina
Materialet e ndezshme si alumini, zinku,
magnezi, titani, fosfori apo celuloidi
Baltë të njomë, ujë, vaj ose sende të
ngjashme
Sende të ngurta me cepa të mprehtë
si ashkla druri, metale, gurë, xhama,
gozhdë, gjilpëra ose brisqe
Pluhur që mpikset si çimento apo toner
Pluhur përcjellës si metal apo karbon
Grimca të imëta si pluhur betoni
Veprime të tilla mund të shkaktojnë zjarr,
lëndim dhe/ose dëmtim të pronës.
3.
Ndaloni menjëherë punën nëse vini re diçka
jonormale.
Nëse pastruesi ju rrëzohet ose goditet,
4.
kontrollojeni me kujdes për plasaritje ose
dëmtim para përdorimit.
5.
Mos e afroni me sobat apo burime të tjera
nxehtësie.
6.
Mos e bllokoni vrimën e hyrjes së ajrit apo
vrimat e ventilimit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
23 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents