Makita DCL184 Instruction Manual page 25

Cordless
Hide thumbs Also See for DCL184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve
të mëposhtme. Llamba e treguesit ndizet në rrethana
të caktuara.
► Fig.2: 1. Llamba e treguesit
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla përdoret në mënyrë të tillë që të kërkojë
nivele të larta anormale rryme, ajo ndalon automatikisht
dhe treguesi i baterisë ndizet për rreth 60 sekonda.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla fiket automatikisht
dhe treguesi i baterisë ndizet për rreth 60 sekonda.
Vegla nuk niset edhe nëse ndizni veglën. Në këtë
situatë, lëreni baterinë të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Treguesi pulson kur kapaciteti i mbetur i baterisë ulet.
Nëse puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi ndizet
për rreth 60 sekonda. Nëse e ndizni veglën, motori
ndizet sërish, por fiket shpejt. Në këtë rast, ngarkoni
kutinë e baterisë.
SHËNIM: Koha në të cilën llamba fillon të ndizet varet
nga temperatura në vendin e punës dhe gjendja e
kutisë së baterisë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.3: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.4: 1. Butoni "ON" (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë 2. Butoni "OFF" (fikur)
Për të ndezur pastruesin, thjesht shtypni butonin "ON"
(ndezur)/butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Për ta
fikur, shtypni butonin "OFF" (fikur).
Mund ta ndryshoni shpejtësinë e pastruesit me tre hapa
duke shtypur butonin "ON" (ndezur)/butonin e ndërrimit
të shpejtësisë.
Shtypja e parë e këtij butoni është për regjimin me
shpejtësi të lartë, shtypja e dytë për regjimin me
shpejtësi maksimale dhe shtypja e tretë për shpejtësinë
normale. Çdo shtypje e këtij butoni përsërit ciklin e
shpejtësisë së lartë/maksimale/të ulët në mënyrë të
alternuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Qesja e pluhurit dhe filtri prej letre
Vendosni qesen e pluhurit ose filtrin prej letre para se ta
përdorni pastruesin.
Përdorni ndaluesin e pluhurit kur vendosni qesen e
letrës ose filtrin prej letre.
Qesja e pluhurit mund të përdoret shumë herë
nëpërmjet pastrimit.
Filtri prej letre është me një përdorim. Flakeni të gjithë
filtrin prej letre pa e boshatisur kur të jetë mbushur.
25 SHQIP
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents