Makita DCL184 Instruction Manual page 24

Cordless
Hide thumbs Also See for DCL184:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
4.
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6.
Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo rrëzoni
8.
kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë e baterisë
me një objekt të fortë. Një sjellje e tillë mund të
shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specifike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11.
Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specifikuara nga Makita. Instalimi i baterive në
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në zjarr,
nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje të elektroliteve.
13. Nëse vegla nuk përdoret për një periudhë të
gjatë kohe, bateria duhet të hiqet nga vegla.
14. Gjatë dhe pas përdorimit, kutia e baterisë mund
të nxehet, gjë që mund të shkaktojë djegie ose
djegie në temperaturë të ulët. Tregoni kujdes
gjatë manovrimit të kutive të nxehta të baterive.
15. Mos prekni terminalin e veglës menjëherë pas
përdorimit pasi mund të nxehet aq shumë sa të
shkaktojë djegie.
16. Mos lejoni që grumbullimin e ashklave, pluhurave
ose papastërtive në terminalet, vrimat ose kanalet e
kutisë së baterisë. Kjo mund të shkaktojë rendiment të
ulët ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.
17. Përveç kur vegla e mbështet përdorimin pranë
linjave elektrike me voltazh të lartë, mos e
përdorni kutinë e baterisë pranë linjave elektrike
me voltazh të lartë. Kjo mund të shkaktojë një defekt
ose dëmtim të veglës ose të kutisë së baterisë.
18. Mbajeni baterinë larg fëmijëve.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita ose baterive që mund të
jenë modifikuar, mund të rezultojë në marrjen flakë të baterisë,
lëndime personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita-s për veglën e Makita-s dhe ngarkuesin.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
1.
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Kur nuk e përdorni kutinë e baterisë, hiqeni atë
nga vegla ose karikuesi.
5.
Ngarkojeni baterinë nëse nuk e përdorni për
një kohë të gjatë (mbi gjashtë muaj).
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t'i kontrolloni
funksionet e veglës.
KUJDES:
Bëni kujdes të mos ju ngecin
gishtat midis pastruesit dhe baterisë, kur të
karikoni baterinë. Nëse ju ngecin gishtat mund të
lëndoheni.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
24 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents