Nisja Dhe Ndalimi I Motorit - Makita EA3600F Instruction Manual

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

NISJA DHE NDALIMI I MOTORIT

PARALAJMËRIM:
• Mos e ndizni motorin para se sharra me zinxhir të montohet dhe kontrollohet
plotësisht.
KUJDES:
• Zhvendosuni të paktën 3 metra (10 këmbë) larg nga vendi ku rimbushet me
karburant sharra me zinxhir.
• Sigurohuni që të keni bazament të fortë dhe vendoseni sharrën mbi tokë.
• Sigurohuni që shufra udhëheqëse dhe zinxhiri i sharrës të mos prekë asgjë.
• Mos harroni të aktivizoni frenin e zinxhirit para se të ndizni motorin.
NJOFTIM:
• Mos e tërhiqni asnjëherë litarin deri në fund.
• Rikthejeni ngadalë dorezën e motorinos në vendin fillestar. Në të kundërt, doreza
e lëshuar e motorinos mund të godasë trupin tuaj ose mund të mos mblidhet si
duhet.
• Motori duhet të funksionojë në xhiro minimale menjëherë pasi të ndizet. Nëse
nuk ndodh kjo, friksioni mund të jetë dëmtuar, pyesni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Ndezja e motorit
1. Aktivizoni frenin e zinxhirit (bllokimi).
2. Mbajeni dorezën e përparme fort me dorën e majtë dhe shtypeni sharrën me
zinxhir në tokë.
3. Mbajeni mbrojtësen e pasme të duarve me këmbën e djathtë.
4. Ndizeni motorin në pajtim me rrethanat e motorit siç vijon.
Nisja në të ftohtë
Kur motori nuk është përdorur para ndezjes, ndiqni hapat vijuese:
1. Shtypeni pompën ushqyese disa herë derisa të mbushet me karburant. (Në
përgjithësi duhen 7 deri në 10 shtytje.)
2. Ngrijeni lart çelësin me kombinim (pozicioni i valvulës së mbyllur). Gjithashtu kjo
aktivizon bllokuesin e pozicionit të xhirove mesatare.
3. Tërhiqni ngadalë dorezën e motorinos derisa të ndjeni ngjeshje. Pastaj tërhiqeni
fort. Mund të nevojiten dy deri në katër përpjekje derisa motori të ndizet.
4. Sapo motori të ndizet, lëvizeni çelësin e kombinimit në pozicionin e mesëm (I).
Pastaj tërhiqeni sërish fort dorezën e motorinos derisa motori të funksionojë.
5. Mbërthejeni dorezën e pasme (bllokuesi i këmbëzës së gazit lëshohet nga
mbërthimi) dhe tërhiqeni këmbëzën për pak kohë e pastaj lëshojeni.
6. Lëshoni frenin e zinxhirit.
Nisja në të ngrohtë
Kur motori është përdorur para ndezjes dhe është akoma i ngrohtë, ndiqni hapat
vijuese:
1. Shtypeni pompën ushqyese disa herë derisa të mbushet me karburant. (Në
përgjithësi duhen 7 deri në 10 shtytje.)
2. Lëvizeni çelësin me kombinim (pozicioni i valvulës së mbyllur) dhe pastaj në
pozicionin e mesëm (I).
3. Tërhiqni ngadalë dorezën e motorinos derisa të ndjeni ngjeshje. Pastaj tërhiqeni
fort. Mund të nevojiten dy deri në katër përpjekje derisa motori të ndizet. Nëse
motori nuk ndizet, ndiqni hapat e nisjes në të ftohtë "shikoni seksionin "Nisja në
të ftohtë").
Sapo motori të fillojë funksionimin, mbërthejeni dorezën e pasme (bllokuesi i
këmbëzës së gazit lëshohet nga mbërthimi) dhe tërhiqeni këmbëzën për pak
kohë e pastaj lëshojeni.
4. Lëshoni frenin e zinxhirit.
68

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents