Makita EA3600F Instruction Manual page 74

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi i hapësirës ndërmjet cilindrave
KUJDES:
• Vendosni gjithmonë mbrojtëse për sytë.
Pas një përdorimi të gjatë, mund të akumulohet pluhur në hapësirën ndërmjet
cilindrave. Mund të shkaktojë mbinxehjen e motorit. Pastrojeni hapësirën ndërmjet
cilindrave herë pas here.
Kryeni pastrimin siç vijon:
1. Hapni dy çengelët dhe hiqni kapakun e pastruesit.
2. Hiqni pastruesin e ajrit.
SHËNIM:
• Gjatë pastrimit, mbulojeni grykën me një leckë të pastër për të parandaluar hyrjen
e papastërtive ose sendeve të jashtme në karburator.
3. Hiqni tre vidat dhe hiqni kapakun e cilindrit. Është më e lehtë të hiqni kapakun e
cilindrit kur mbrojtësja e përparme e duarve është në pozicionin përpara.
4. Pastroni hapësirën ndërmjet cilindrave dhe fletëve të cilindrit. Përdorni një furçë
ose kompresor me ajër nëse është e domosdoshme.
5. Rivendoseni kapakun e cilindrit, pastruesin e ajrit dhe kapakun e pastruesit pas
pastrimit.
Kontrollimi i vidave të zhurmëmbytësit
Hiqni kapakun e cilindrit dhe kapakun e pluhurave dhe kontrolloni shtrëngimin e
katër vidave të zhurmëmbytësit. Shtrëngojini nëse janë të lira.
Kontrolli i fiksuesit të kandelës
KUJDES:
• Mos e ndizni motorin nëse fiksuesi i kandelës është dëmtuar apo mungon.
Fiksuesi i kandelës parandalon daljen e blozës së nxehtë nga tubi i skapamentos.
Kontrolloni rregullisht fiksuesin e kandelës sipas hapave vijues:
1. Hiqni kapakun e cilindrit.
2. Hiqni vidën që mban të shtrënguar fiksuesin e kandelës. Është më e lehtë
ta hiqni vidën duke shtyrë përpara mbrojtësen e përparme të duarve. Pastaj
rrëshqisni fiksuesin e kandelës.
Pastrojeni fiksuesin e kandelës me një furçë me fije.
Nëse fiksuesi i kandelës është dëmtuar, zëvendësojeni.
Pastrimi i pjesëve
Mbajeni motorin gjithnjë të pastër duke e pastruar me një leckë.
Inspektimi i bulonave, dadove dhe vidave
- Kontrolloni bulonat, vidat, etj. Shtrëngojini nëse nevojitet.
- Kontrolloni tapën e karburantit dhe tapën e vajit që të jenë të shtrënguara.
Kontrolloni për rrjedhje karburanti.
- Ndërroni pjesët e dëmtuara me të reja për përdorim të sigurt.
Ruajtja e veglës
KUJDES:
• Motori është ende i nxehtë menjëherë pas fikjes së motorit. Kur kulloni
karburantin, jepini kohë motorit të ftohet pasi ta fikni. Përndryshe, mund të
shkaktohet zjarr dhe/ose djegie e lëkurës.
• Kur makineria nuk është në punë për një kohë të gjatë, kulloni të gjithë
karburantin në depozitë dhe karburator dhe mbajeni në një vend të thatë e të
pastër.
Vaji biologjikisht i tretshëm i zinxhirit të sharrës mund të mbahet vetëm për një
periudhë të kufizuar. Dy vite pas prodhimit, vajrat biologjikë përftojnë një cilësi
ngjitjeje dhe dëmtojnë pompën e vajit dhe përbërësve të sistemit të lubrifikimit.
- Para se sharra me zinxhirë të dalë jashtë shërbimit për një periudhë më të gjatë,
zbrazni depozitën e vajit dhe mbusheni me një sasi të vogël vaji motori (SAE 30).
- Vëreni sharrën me zinxhir në punë për pak kohë për të nxjerrë jashtë depozitës,
sistemit të lubrifikimit dhe mekanizmit të sharrës të gjithë vajin e mbetur biologjik.
Ruajeni sharrën me zinxhir në një sipërfaqe të përshtatshme.
Përpara se ta vini sërish në punë sharrën, mbusheni me vaj të freskët për zinxhirin
e sharrës të degradueshëm biologjikisht.
SHËNIM:
• Kur sharra me zinxhir nuk është në punë, sasi të vogla vaji zinxhiri do të kullojnë
prej saj edhe disa kohë më pas. Kjo është normale dhe nuk tregon defekt.
74

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents