Makita EA3600F Instruction Manual page 69

Petrol chain saw
Hide thumbs Also See for EA3600F:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndalimi i motorit
Lëshojeni këmbëzën e gazit dhe shtypni çelësin me kombinim deri në pozicionin e
poshtëm (O).
Çelësi me kombinim kthehet automatikisht në pozicionin (I). Motori fiket me këtë
çelës në pozicion fikjeje por është gati të ndizet.
Për të ndërprerë korrentin e kuadrit, shtyjeni çelësin me kombinim deri në fund pas
pikës së rezistencë për ta bllokuar në pozicionin (O).
Përshtatja e shpejtësisë së xhirove minimale
PARALAJMËRIM:
• Mos e përshtatni shpejtësinë e xhirove minimale para se sharra me zinxhir të
montohet dhe kontrollohet plotësisht.
• Nëse zinxhiri i sharrës akoma funksionon me xhiro minimale pas rregullimit,
ndërpritni menjëherë përdorimin e saj dhe dërgojeni në qendrën e autorizuar të
shërbimit të Makita-s për riparime.
KUJDES:
• Mos i ndryshoni vidat (H) dhe (L) në ilustrim.
Nëse zinxhiri i sharrës funksionon në xhiro minimale pa tërhequr këmbëzën e gazit,
duhet të rregullohet shpejtësia e xhirove minimale.
Rregulloni shpejtësinë e xhirove minimale siç vijon:
1. Ndizeni dhe ngroheni motorin për dy deri në tre minuta, por mos e përdorni
motorin në shpejtësi të lartë.
2. Për ulur shpejtësinë e xhirove minimale, lironi vidat rregulluese në drejtim
kundërorar.
3. Për të rritur shpejtësinë e xhirove minimale, shtrëngoni vidat rregulluese në
drejtim orar.
4. Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të mos funksionojë me shpejtësi të xhirove
minimale.
Parandalimi i ngrirjes së karburatorit
NJOFTIM:
• Kur temperatura e ambientit është më e lartë se 5°C, gjithmonë kthejeni grilën në
parametrin normal (shenja e diellit). Në të kundërt motori mund të dëmtohet nga
mbinxehja.
Kur temperatura e mjedisit është e ulët (0˚C - 5˚C) dhe lagështia është e lartë,
avulli i ujit mund të ngrijë brenda karburatorit dhe motori të funksionojë në mënyrë
të paqëndrueshme (ngrirja e karburatorit). Ndryshojeni parametrin e grilës si vijon
nëse nevojitet.
1. Hapni kapakun e pastruesit.
2. Tërhiqni jashtë grilën.
3. Vendoseni grilën në pozicionin kundër ngrirjes (shenja e borës).
4. Rivendosni kapakun e ingranazhit.
69

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Ea3601f

Table of Contents