Paralajmërimet Për Sigurinë; Manual Udhëzimi - Makita DRC200 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for DRC200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM: Kjo makineri nuk synohet të përdoret nga personat
(duke përfshirë fëmijët) me aftësi fizike, ndijore ose mendore të
kufizuara apo me mungesë eksperience dhe njohurish. Fëmijët duhet
të jenë të mbikëqyrur për tʼu siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
SPECIFIKIMET
Kutia standarde e
baterisë
Jetëgjatësia e baterisë
(duke përdorur bateri
opsionale me jone litiumi)
Kapaciteti i enës mbajtëse 2,5 L
Përmasat (g/g/l)
(duke përfshirë bateritë
BL1830)
Pesha (duke përfshirë dy
bateri BL1830)
• Specifikimet e përshkruara këtu mund të ndryshohen
pa njoftim paraprak, si rrjedhim i programit tonë të
vazhdueshëm të kërkimeve dhe zhvillimit.
• Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në
tjetrin.
Simbolet
Lexoni manualin e udhëzimit.
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën e
baterisë së bashku me mbeturinat e shtëpisë!
Li-ion
Li-ion
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike, për bateritë dhe akumulatorët
dhe mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike,
bateritë dhe paketën(at) e baterisë që kanë
arritur fundin e jetëgjatësisë së tyre duhet të
mblidhen veçmas dhe të dorëzohen në një
objekt riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Mos shkelni ose vendosni objekte mbi
Pastruesin Robotik.
Mos e përdorni Pastruesin Robotik në afërsi
të një flake të hapur, materiale të ndezshme
dhe/ose të rrezikshme.
Pastroni sensorët e kulmeve në pjesën e
poshtme nëse ndoten ose lagen.
BL1815N, BL1820, BL1820B,
BL1830, BL1840, BL1840B,
BL1850, BL1850B, BL1860B
Afërsisht 120 min. me dy BL1830
(18 V, 3 Ah secila)
Afërsisht 200 min. me dy BL1850
(18 V, 5 Ah secila)
Afërsisht 460 x 460 x 180 mm
Afërsisht 7,8 kg
Përdorimi i synuar
Ky është Pastruesi Robotik për pastrimin e dyshemeve
në ambiente të brendshme. Telekomanda lidhet me valë
me Pastruesin Robotik (2,4 GHz ZigBee).
Deklarata e konformitetit e KE-së
Vetëm për vendet e bashkimit evropian
Deklarata e konformitetit të KE-së përfshihet si Shtojca
A në këtë manual udhëzimi.
PARALAJMËRIMET PËR SIGURINË
PARALAJMËRIM
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në afërsi ose për
të pastruar substancat e ndezshme.
Kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
• Vajguri, benzinë, temjan, qirinj
Benzinë, hollues
Bishta cigaresh
• Toner ose substanca të tjera të ndezshme
• Pastrues tapeti ose substanca të tjera me shkumë
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në vende me
lagështi, vende që mund të kenë lagështi ose vende
me temperatura dhe lagështi të lartë. Gjithashtu, të
mos përdoret për të thithur ujë.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, qark të shkurtër,
zjarr, deformim ose keqfunksionim.
• Kuzhina dhe zona të tjera ku përdoret ujë
• Banjo
Dushe
• Papafingo, etj.
Mos e prekni Pastruesin Robotik me duar të lagura.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në afërsi të
sobave ose pajisjeve ngrohëse të tjera.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, qark të shkurtër,
zjarr, deformim ose keqfunksionim.
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në vende të tilla.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
• Pranë të miturve ose personave me aftësi fizike,
ndijore ose mendore të kufizuara apo të cilëve u
mungon eksperienca dhe njohuria e domosdoshme
Pranë kafshëve
• Pranë vendeve me shumë njerëz ose zonave me
trafik të madh
Të mos lejohen fëmijët e pambikëqyrur ose
personat me aftësi të kufizuara mendore ta venë në
funksionim ose ta përdorin vetë Pastruesin Robotik.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
131 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents