Makita DRC200 Instruction Manual page 132

Hide thumbs Also See for DRC200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndërpritni menjëherë funksionimin në rast të
funksionimit të pazakontë ose keqfunksionimit si
vijon.
Mosndjekja e udhëzimeve mund të shkaktojë tym, zjarr
ose goditje elektrike.
Pastruesi Robotik nuk funksionon edhe nëse është I
NDEZUR.
Pastruesi Robotik është i deformuar ose është
mbinxehur.
• Pastruesi Robotik ndonjëherë fiket gjatë
funksionimit.
• Pastruesi Robotik ndonjëherë bën zhurma të
pazakonta gjatë funksionimit.
• Pastruesi Robotik lëshon erë djegieje.
Të FIKET Pastruesi Robotik në vende ku ndalohet
përdorimi.
Mosndjekja e këtij udhëzimi mund të shkaktojë
keqfunksionim të pajisjeve mjekësore.
Sigurohuni të ndiqni udhëzimet e çdo institucioni
mjekësor kur përdorni pajisje që emeton valë radio
brenda institucioneve mjekësore.
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në vende të
ngushta dhe të parrethuara.
Kjo mund të shkaktojë rënien e Pastruesit Robotik nga
lartësitë, duke shkaktuar lëndim ose keqfunksionim.
Shkallë
• Mbi tavolinë, rafte, bufe, frigorifer, etj.
• Kate të ndërmjetme, papafingo, dysheme me rënie
direkte mbi shkallë ose hyrje, etj.
• Vende me pjerrësi prej 10° ose më shumë
Të mos ekspozohet Pastruesi Robotik nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit ose rrezet infra të kuqe.
Përdorimi i papërshtatshëm si rezultat i një gabimi të
sensorit mund të bëjë që Pastruesi Robotik të bjerë,
duke shkaktuar lëndim ose keqfunksionim.
• Ngrohësit halogjenë
• Telekomandat ose sensorët, etj.
• Rrezet e diellit që hyjnë nga xhami i ngrirë
Të lëvizen objektet që mund të shkaktojnë aksident
në rast kontakti me Pastruesin Robotik.
Mosndjekja e këtij udhëzimi mund të shkaktojë lëndim,
për shkak të objekteve që anohen ose bien.
• Qirinj të ndezur, vazo, etj.
• Pajisje elektronike me komanda të ndodhura
afërsisht në të njëjtën lartësi me Pastruesin Robotik.
Të mos mbulohet Pastruesi Robotik.
Kjo mund të shkaktojë zjarr për shkak të mbinxehjes.
Të mos hipet sipër ose të vendosen objekte të rënda
mbi Pastruesin Robotik. Të mos bëhen goditje fizike
të forta.
Kjo mund të shkaktojë lëndim, dëmtim ose
keqfunksionim.
Në veçanti, kushtojuni shumë vëmendje fëmijëve që
ndodhen pranë Pastruesit Robotik.
Kurrë të mos modifikohet Pastruesi Robotik.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike ose
lëndim.
Konsultohuni me shitësin ku keni blerë Pastruesin
Robotik, për riparimet.
Të mos bllokohet ose të mos futen objekte metalike
ose të djegshme të huaja në grykën thithëse ose të
shkarkimit. Gjithashtu, të mos përdoret Pastruesi
Robotik pranë objekteve që mund të bllokojnë
grykën thithëse.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose
lëndim.
Të mos nxehet ose ekspozohet Pastruesi Robotik
në zjarr ose të lihet në një vend të nxehtë, si zjarr
ose sobë, të ekspozohet nën dritën e drejtpërdrejtë
të diellit ose brenda një mjeti nën diellin flakërues.
Kjo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr ose të
shkaktojë rrjedhjen e lëngut të baterisë apo shpërthimin
e saj.
Të mos lahet ose ekspozohet Pastruesi Robotik* në
ujë ose me detergjentë.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, qark të shkurtër
ose zjarr.
* Duke përjashtuar furçën kryesore, pllakëzën e
poshtme, furçat anësore, koshin e pluhurit dhe filtrin
Të mos preken rrotat drejtuese ose të mos futen
duar apo këmbët poshtë Pastruesit Robotik gjatë
përdorimit.
Kjo mund të shkaktojë lëndim.
Në veçanti, kushtojuni shumë vëmendje fëmijëve që
ndodhen pranë Pastruesit Robotik.
Të mos bllokohen ose të mos futen objekte të huaja
te sensorët e Pastruesit Robotik.
Kjo mund të shkaktojë avari funksionimi, lëndim si
rrjedhojë e rënies së Pastruesit Robotik nga funksionimi
i gabuar ose keqfunksionim.
Të mos ngjiten shirita ngjitës te sensorët ose rrotat.
Të mos ndryshohet parakolpi ose format e rrotës
ose të mos shtypet parakolpi me shumë forcë.
Kjo mund të shkaktojë avari funksionimi, lëndim si
rrjedhojë e rënies së Pastruesit Robotik nga funksionimi
i gabuar ose keqfunksionim.
Të pastrohet çdo sensor në mënyrë periodike.
Mosndjekja e këtij udhëzimi mund të shkaktojë avari
funksionimi, lëndim si rrjedhojë e rënies së Pastruesit
Robotik nga funksionimi i gabuar ose keqfunksionim.
Të mos përdoret shirit kufizues (shitet veçmas) i cili
është i ndotur, i zhveshur ose i grisur.
Kjo mund të shkaktojë lëndim si rrjedhojë e rënies së
Pastruesit Robotik nga avaria e funksionimit.
KUJDES
Të mos përdoret Pastruesi Robotik në vendet
vijuese.
Kjo mund të shkaktojë që pajisjet e tjera të funksionojnë
në mënyrë të gabuar.
• Brenda një spitali ose pranë pajisjeve mjekësore
• Brenda një aeroplani
• Pranë pajisjeve elektronike që kërkojnë kontroll
saktësie ose përdor sinjale të dobëta.
Sigurohuni që ta mbani Pastruesin Robotik dhe
telekomandën më shumë se 15 cm larg nga
stimuluesit kardiakë dhe defribrilatorët.
Mosndjekja e këtij udhëzimi mund të shkaktojë
keqfunksionim të pajisjeve mjekësore.
Të mos futen objekte të huaja në grykat dhe hapjet.
Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose lëndim.
132 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents