Lidhni Kulluesin E Kondensatit Në Njësinë E Brendshme; Prova E Shkarkimit Të Kondensatit; Kontrolli I Shtrëngimit Dhe Mbushja E Sistemit; Montimi I Pultit Me Tel - Bosch Climate 5000 L Installation Instructions Manual

Large split air conditioner
Hide thumbs Also See for Climate 5000 L:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 49
Instalimi
Diametri i jashtëm i tubit Ø
[mm]
6,35 (1/4")
9,53 (3/8")
12,7 (1/2")
15,9 (5/8")
tab. 252 Karakteristikat e lidhjeve të tubave
3.5.2
Lidhni kulluesin e kondensatit në njësinë e brendshme
Në varësi të tipit të instalimit, shkarkimi i kondensatit duhet lidhur ose
me pompën e integruar të kondensatit, ose me depozitën e kondensatit.
▶ Përdorni tuba PVC me diametër të brendshëm 32 mm dhe trashësi
muri 5–7 mm.
▶ Termoizolojeni tubin e shkarkimit për të parandaluar kondensimin.
▶ Lidheni tubin e shkarkimit me njësinë e brendshme dhe fiksojeni te
lidhja me një kapëse zorre.
▶ Vendosni tubin e shkarkimit me pjerrësi ( figura 20). Me pompën
e kondensatit dalja e tubit të shkarkimit mund të jetë më lart se njësia
e brendshme, nëse respektohen përmasat dhe skema e lidhjeve.
KËSHILLË
Rrezik dëmtimi nga uji!
Vendosja e gabuar e tubave mund të sjellë pikim të ujit, kthim të ujit në
njësinë e brendshme dhe avari të çelësit të nivelit të ujit.
▶ Për të evituar barkun e tubave, vendosni një varëse tubi çdo 1–
1,5 m.
▶ Shkarkojeni tubin përmes një sifoni në sistemin e kanalizimit.
Me një provë shkarkimit të kondensatit mund të siurohet izolimi i të gjitha
pikave të lidhjes.
▶ Provojeni shkarkimin e kondensatit përpara mbylljes së tavanit.
3.5.3
Prova e shkarkimit të kondensatit
Pompa e kondensatit mund të provohet vetëm pas lidhjes konkrete
elektrike.
▶ Hidhni rreth 2 l ujë në tabakanë e kondensatit ose tubin e mbushjes
së ujit.
▶ Aktivizimi i modalitetit të ftohjes. Dëgjohet pompa e shkarkimit.
▶ Sigurohuni që kondensati të shkarkohet saktë.
▶ Kontrolloni shtrëngimin e të gjitha xhuntove.
3.5.4
Kontrolli i shtrëngimit dhe mbushja e sistemit
Kontrolli i shtrëngimit
Respektoni rregulloret shtetërore dhe vendore për testimin e rrjedhjes.
▶ Hiqni kapakët e valvulave të një çifti lidhjeje ( figura 15 dhe 16,
[1], [2] dhe [3]).
▶ Lidhni hapësin e Schrader [6] dhe manometrin [4] në folenë e
shërbimit [1].
▶ Hapni valvulën Schrader [1].
▶ Lërini valvulat [2] dhe [3] të mbyllura dhe mbushini tubat me azot
derisa presioni të jetë 10% mbi presionin maksimal të punës (
faqja 183).
▶ Kontrolloni nëse presioni rri i pandryshuar pas 10 minutash.
▶ Çlironi azotin derisa të arrihet presioni maksimal i punës.
▶ Kontrolloni nëse presioni nuk ndryshon edhe pas së paku 1 ore.
▶ Çlironi azotin.
176
Forca e rrotullimit [Nm]
Diametri i vrimës me
18-20
32-39
49-59
57-71
Skaji me bordurë i tubit
bordurë (A) [mm]
8,4-8,7
90°± 4
13,2-13,5
16,2-16,5
19,2-19,7
Mbushja e impiantit
KËSHILLË
Avari për shkak freoni të gabuar
Njësia e jashtme është e mbushur me freon R32 nga fabrika.
▶ Nëse duhet shtuar freon, mbusheni vetëm me të njëjtin freon. Mos
përzieni tipa të ndryshëm freoni.
▶ Shkarkojini tubat me pompë vakuumi ( figura 15 dhe 16, [5]) për
të paktën 30 minuta në rreth −1 bar (rreth 500 Micron) dhe thajini.
▶ Hapni valvulën e anës së lëngut [3].
▶ Kontrolloni me manometër [4] nëse rrjedhja është e lirshme.
▶ Hapni valvulën e anës së gazit [2].
Freoni shpërndahet në tubat e lidhur.
▶ Së fundi kontrolloni kushtet e presionit.
▶ Vidhosni hapësin Schrader [6] dhe mbyllni valvulën Schrader [1].
▶ Hiqni pompën e vakuumit, manometrin dhe hapësin Schrader.
▶ Rivendosni kapakët në valvula.
▶ Rivendosni kapakun për lidhjet e tubave në njësinë e jashtme.
3.6

Montimi i pultit me tel

KËSHILLË
Dëmtimi i pultit me tel
Hapja e gabuar e pultit me tel ose shtrëngimi i tepruar i vidave mund ta
dëmtojnë pultin.
▶ Mos ushtroni shumë forcë mbi pultin me tel.
▶ Hiqni suportin e murit të pultit me tel ( figura 24).
– Futni majën e kaçavidës në pikën e përkuljes [1] nga mbrapa
pultit me tel.
– Ngrijeni kaçavidën për të hapur suportin e murit [2].
▶ Nëse është nevoja, përgatitni murin dhe kabllon e komunikimit (
figura 25).
– [1] Kryeni stukimin ose materialin izolues.
– [2] Parashikoni harkimin e kabllos.
▶ Montojeni suportin e murit në mur ( figura 26, [1]).
▶ Montoni një pult me tel në suportin e murit ( figura 28).
3.7

Lidhja elektrike

3.7.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
Climate 5000 L • Climate 5000i U/L – 6721841493 (2023/05)
Dado e filetuar e
paramontuar me bordurë
A
45°± 2
R0.4~0.8
3/8"
3/8"
5/8"
3/4"

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents