Makita TM3000C Instruction Manual page 15

Multi tool
Hide thumbs Also See for TM3000C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi ose heqja e veglës së
përdorimit (pjesë opsionale shtesë)
PARALAJMËRIM:
Mos e instaloni veglën e përdorimit me kokë
poshtë. Instalimi i veglës së përdorimit me kokë
poshtë mund ta dëmtojë atë dhe të shkaktojë
lëndim të rëndë personal.
Instalojeni veglën e përdorimit në drejtimin e
duhur sipas punës. Vegla e përdorimit mund të
instalohet në çdo kënd 30 gradë.
► Fig.3: 1. Buloni i instalimit të veglës së përdorimit
2. Vrimat në veglën e përdorimit 3. Pjesët e
dala të flanxhën e veglës
► Fig.4: 1. Buloni i instalimit të veglës së përdorimit
2. Çelësi heksagonal 3. Shtrënguesi
Vendosni veglën e përdorimit (aksesor opsional)
në flanxhën e veglës, në mënyrë që pjesët e dala
në flanxhën e veglës të futen në vrimat te vegla e
përdorimit dhe sigurojeni veglën e përdorimit duke e
shtrënguar fort bulonin me çelësin hekzagonal.
Kur përdorni veglën e smerilimit, montojeni veglën e
përdorimit në pllakën e smerilimit në mënyrë të tillë që
të përshtatet me drejtimin e pllakës së smerilimit.
Pllaka e smerilimit ka një lloj sistemi me kapje, i cili
mundëson përshtatjen e lehtë dhe të shpejtë të letrës
smerile.
Meqë letrat smerile kanë vrima për nxjerrjen e pluhurit,
montojeni letrën smerile në mënyrë të tillë që vrimat
në letrën smerile të përshtaten me ato në pllakën e
smerilimit.
Për ta hequr letrën smerile, ngrini pjesën fundore dhe
tërhiqeni.
Lironi dhe hiqni bulonin e instalimit të veglës së
përdorimit duke përdorur një çelës hekzagonal dhe më
pas hiqni veglën e përdorimit.
► Fig.5: 1. Buloni i instalimit të veglës së
përdorimit 2. Vrimat në veglën e përdorimit
3. Përshtatësi 4. Pjesët e dala të flanxhën e
veglës
Kur përdorni vegla përdorimi me seksion të ndryshëm
të llojit të instalimit, përdorni përshtatësin e duhur (pjesë
opsionale shtesë).
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta ndizni veglën dhe gjatë përdorimit
mbajeni dorën dhe fytyrën larg veglës së
përdorimit.
KUJDES:
Mos vendosni ngarkesë të tepërt mbi vegël pasi
kjo mund të shkaktojë bllokimin e motorit ose
fikjen e veglës.
Prerje, prerje me sharrë dhe gërryerje
KUJDES:
Mos ushtroni forcë mbi vegël gjatë lëvizjes në
drejtimin e veglës së përdorimit (p.sh. në drejtim
të cilësdo anë), pa e përdorur skajin prerës. Kjo
mund të dëmtojë veglën.
► Fig.6
Vendoseni veglën e përdorimit mbi materialin e punës.
Më pas lëvizeni veglën përpara në mënyrë të tillë që
lëvizja e veglës së përdorimit të mos ngadalësohet.
SHËNIM:
Ushtrimi i forcës ose presionit të tepërt mbi
vegël mund të reduktojë efikasitetin.
Përpara prerjes, rekomandohet paracaktimi i
shpejtësisë së goditjes eliptike 3-5.
Smerilim
KUJDES:
Mos e përdorni për smerilim në dru letrën smerile
që është përdorur më parë për smerilim të metalit.
Mos përdorni letër smerile të konsumuar ose
letër smerile pa grimca të ashpra.
► Fig.7
Përdorni letër smerile mbi materialin e punës.
SHËNIM:
Rekomandohet përdorimi i një mostre materiali
për provë për të përcaktuar shpejtësinë e
goditjes eliptike të përshtatshme për punën tuaj.
Përdorni letër smerile me të njëjtat grimca të
ashpra derisa të përfundojë smerilimi i të gjithë
materialit të punës. Zëvendësimi i letrës smerile
me grimca të ashpra të ndryshme mund të mos
arrijë rezultate të mira.
Pjesa shtesë për nxjerrjen e
pluhurave (pjesë opsionale shtesë)
► Fig.8: 1. Xhuntoja 2. Shiriti i hundëzës 3. Hundëza e
pluhurit 4. Pjesa shtesë për pluhurat 5. Unaza
prej kartoni të trashë (ø 37 mm) 6. Pllaka (me
shenjën OIS) 7. Buloni i instalimit të veglës
së përdorimit 8. Distancatori 9. Unaza prej
kartoni të trashë (ø 47 mm) 10. Pllaka (me
shenjën STARLOCK)
► Fig.9: 1. Shiriti i hundëzës 2. Pjesët e dala 3. Vrimat
Instaloni xhunton, hundëzën e pluhurit dhe pjesën
shtesë për pluhurat.
Instaloni shiritin e hundëzës në vegël, në mënyrë të
tillë që pjesët e dala në vegël ta shtrëngojnë atë.
Vendosni unazën prej kartoni të trashë dhe pllakën e
smerilimit në pjesën shtesë për pluhurat dhe më pas
sigurojini me bulonin e instalimit të veglës së përdorimit.
► Fig.10
Kur dëshironi të kryeni pastrim më të mirë, lidhni
një fshesë me korrent me veglën tuaj. Lidhni tubin e
fshesës me korrent me pjesën shtesë për nxjerrjen e
pluhurave (pjesë opsionale shtesë).
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents