Stihl EVC 200 C Instruction Manual page 132

Table of Contents

Advertisement

Shqip
► Kthejeni kapakun e serbatorit (1) në drejtim
kundërorar derisa të mund të hiqet.
► Hiqeni kapakun e serbatorit.
► Kontrolloni vendosjen e filtrit të karburantit.
► Mbusheni benzinën me një hinkë të
përshtatshme në mënyrë që të mos derdhet.
Mbusheni benzinën në mënyrë të atillë që të
mbeten së paku 15 mm të lira në buzën e
serbatorit.
► Vendosni kapakun e serbatorit në serbator.
► Kthejeni kapakun e serbatorit në drejtim orar
dhe shtrëngojeni fort me dorë.
Serbatori është i mbyllur.
5.2
Mbushja me vaj motori
Vaji i motorit vajos dhe ftoh motorin.
KUJDES
■ Motori dorëzohet pa vaj motori.
Mbajtja me më shumë apo më pak vaj se niveli i
lejuar i mbushjes mund ta dëmtojë motorin.
► Mbusheni vajin e motorit përpara vënies së
parë në punë.
► Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Fikeni motorin.
► Zhvidhosni shufrën e vajit (1).
► Rimbusheni vajin e motorit me një hinkë të
përshtatshme deri sa të arrihet niveli maksimal
(2).
Kapaciteti i vajit është 0,5 litra.
► Vidhosni shufrën e vajit (1).
► Kontrolloni nivelin e vajit të motorit përpara
çdo ndezjeje.
7.2. Nëse është nevoja,
rimbusheni vajin e motorit.
132
Motori është projektuar për vajrat standardë të
motorëve me 4 takte.
► Përdorni vajra motori të kategorive SF, SG,
SH, SJ e lart.
► STIHL rekomandon përdorimin e vajrave të
motorit si më poshtë:
– SAE 30
– SAE 10W-30
► Përshtateni tipin e vajit sipas temperaturës së
jashtme në rajonet e përdorimit të pajisjes
STIHL:
Përdorimi në temperatura mbi 4°C: SAE 30
Përdorimi në temperatura nën 4°C: SAE 10W-30
6
Pastrimi
6.1
Pastrimi i motorit
► Fikeni motorin.
► Lëreni motorin të ftohet.
► Pastrojeni motorin me një leckë të njomë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
7
Mirëmbajtja
7.1
Mirëmbajtja
Intervalet e mirëmbajtjes varen nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalet e mëposhtme të mirëmbajtjes:
Përpara çdo përdorimi:
► Kontrolli i nivelit të vajit,
► Kontrolli i filtrit të ajrit,
Pas muajit të parë ose pas 5 orësh pune:
► Ndërrimi i vajit të motorit,
Çdo 3 muaj ose pas 25 orësh pune:
► Pastrimi i filtrit të ajrit,
Çdo 6 muaj ose pas 50 orësh pune:
► Ndërrimi i vajit të motorit,
► Kontrolli i kandelave,
Çdo 12 muaj ose pas 100 orësh pune:
► Kryeni inspektim nga shitësi i specializuar.
STIHL rekomandon shitësit e STIHL.
6 Pastrimi
7.2.
7.3.
7.6.
7.4.
7.6.
7.5.
0478-983-9945-A

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Evc 200

Table of Contents