Stihl EVC 200 C Instruction Manual page 130

Table of Contents

Advertisement

Shqip
1 Doreza e ndezjes
Doreza e ndezjes shërben për ndezjen e
motorit.
2 Serbatori
Serbatori përmban karburantin.
3 Kapaku i serbatorit
Kapaku i serbatorit mbyll grykën e mbushjes
së benzinës.
4 Filtri i ajrit
Filtri i ajrit filtron ajrin e thithur nga motori.
5 Tapa e kandelës
Tapa e kandelës lidh linjën e ndezjes me
kandelën.
6 Shufra e vajit
Shufra e vajit mat sasinë e vajit të motorit.
3.2
Simbolet
Mund të ketë simbole mbi motor dhe me
kuptimet e mëposhtme:
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
4
Udhëzime sigurie
4.1
Simbolet paralajmëruese
Simbolet paralajmëruese në motori ose në
pajisjen STIHL përcaktojnë sa më poshtë:
Respektoni udhëzimet e sigurisë dhe
masat e tyre.
Lexojini, kuptojini dhe ruajini udhëzimet
e përdorimit.
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta.
Mos e rimbushni me karburant nëse
motori është duke punuar apo i nxehtë.
Shmangni thithjen e gazeve të çliruara.
Marmita dhe parafangoja mund
të nxehen shumë. Mos i prekni.
130
4.2
Karburanti dhe rimbushja
PARALAJMËRIM
■ Karburanti i përdorur për këtë motor është
benzina. Benzina është tepër e ndezshme.
Nëse benzina bie në kontakt me flakë të lira
apo sende të nxehta, mund të shkaktojë zjarre
apo shpërthime. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
Mbrojeni benzinën nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos e derdhni benzinën.
► Nëse ju derdhet benzina: Fshijeni benzinën
me një leckë dhe ndizeni motorin vetëm
pasi të jenë tharë të gjitha pjesët e pajisjes.
► Mos pini duhan.
► Mos rimbushni karburant pranë ndonjë
zjarri.
► Fikeni motorin dhe lëreni të ftohen para se
ta rimbushni.
► Nëse duhet të zbrazni serbatorin: Bëjeni
këtë gjë jashtë.
► Ndizeni motorin të paktën 3 m nga vendi i
rimbushjes.
► Mos e mbani kurrë motorin me benzinë në
serbator brenda një ndërtese.
■ Thithja e avujve të benzinës mund të helmojë
njeriun.
Mos i thithni avujt e benzinës.
► Rimbusheni në një vend të mirajruar.
■ Motori nxehet gjatë punës. Benzina bymehet
dhe mund të ketë mbipresion në serbator.
Nëse hapet kapaku i serbatorit, mund të dalin
stërkala benzine. Dalja e benzinës me stërkala
mund të sjellë ndezjen e saj. Përdoruesi mund
të lëndohet rëndë.
Lëreni fillimisht motorin të ftohet dhe
pastaj hapeni kapakun e serbatorit.
■ Rrobat që bien në kontakt me benzinën marrin
flakë më lehtë. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë
dëmtim i pronës.
► Nëse rrobat ju bien në kontakt me
benzinën: Ndërrojini rrobat.
■ Benzina mund të rrezikojë mjedisin.
► Mos e derdhni karburantin.
► Hidheni benzinën në mënyrën e duhur dhe
ekologjike.
4 Udhëzime sigurie
0478-983-9945-A

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Evc 200

Table of Contents