Stihl EVC 200 C Instruction Manual page 131

Table of Contents

Advertisement

5 Bëjeni gati për përdorim motorin
■ Nëse benzina bie në kontakt me lëkurën apo
me sytë, këto mund të acarohen.
► Shmangeni kontaktin me benzinën.
► Nëse ndodh kontakt me lëkurën: Lajeni
lëkurën e prekur me ujë dhe sapun.
► Nëse ndodh kontakt me sytë: Shpëlajini
sytë së paku për 15 minuta me ujë të
bollshëm dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
■ Nëse benzina derdhet mund të marrë flakë.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim i
pronës.
► Pastrojini sipërfaqet e ndotura.
► Shmangni përpjekjet për ndezje derisa të
kenë avulluar avujt e benzinës.
■ Sistemi i ndezjes i motorit krijon shkëndija.
Shkëndijat mund të dalin jashtë e të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
Ndizeni motorin vetëm me kandelën të
futur.
► Përdorni kandelat e përshkruara në këto
udhëzime përdorimi.
► Futeni kandelën dhe shtrëngojeni mirë.
► Shtypeni mirë tapën e kandelës.
■ Nëse motori rimbushet me benzinë të
papërshtatshme, mund të dëmtohet.
► Përdorni benzinë marke, të re dhe pa
plumb.
► Respektoni kërkesat këtyre udhëzimeve të
përdorimit.
4.3
Puna
PARALAJMËRIM
■ Kur motori është në punë dalin gaze
shkarkimi.
Thithja e avujve të gazeve të
shkarkimit mund të helmojë njeriun.
► Mos i thithni gazet e shkarkimit.
► Punoni në një vend të mirajruar.
► Nëse keni të përziera, dhimbje koke,
vështirësi në shikim, probleme me dëgjimin
apo marramendje: Ndërpriteni punën dhe
vizitoni mjekun.
■ Pas ndezjes motori mund të jetë i nxehtë.
Në rast të tillë mund të digjeni.
0478-983-9945-A
► Prisni derisa motori të ftohet përpara
pastrimit.
■ Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh
dhe motori është në punë, përdoruesi mund t'i
perceptojë e vlerësojë zhurmat deri në një farë
mase të kufizuar.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
■ Nëse motori fiket kur është me xhiro të larta,
mund të ketë ndezje të çrregullt apo rindezje.
► Vëreni motorin në punë për 20 sekonda në
shpejtësi minimale përpara se ta fikni.
5
Bëjeni gati për përdorim
motorin
5.1
Rimbushja e motorit
Motori me djegie të brendshme është i miratuar
për benzinë pa plumb. Benzina pa plumb digjet
me më pak mbetje, redukton depozitimet në
kandelë dhe zgjat jetën e sistemit të
skapamentos. Benzina duhet të përmbushë
kërkesat e mëposhtme:
– Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
– Benzina të jetë të paktën 85 oktanë.
– Benzina të ketë përmbajtje etanoli maksimumi
prej 10% (E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky
karburant është thuajse pa benzol, sulfur dhe
përbërje të dëmshme aromatizuese.
Kapaciteti i serbatorit është 0,9 litra.
KUJDES
■ Nëse motori nuk rimbushet me benzinën e
duhur, mund të dëmtohet.
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë
e re marke dhe kurrë përzierje dytaktëshe
(benzinë plus aditiv).
Mos e rimbushni me benzinë të vjetër apo të
ndotur.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërtira dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë të miratuar (jo E85).
Ndërrojeni markën e benzinës në rast se vëreni
zhurma trokitëse apo tingëlluese.
► Nëse është nevoja kontaktoni me shitësit e
specializuar, STIHL rekomandon shitësit e
specializuar për STIHL.
► Fikeni motorin.
► Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Pastrojeni me një leckë të lagur zonën rreth
kapakut të serbatorit.
Shqip
131

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Evc 200

Table of Contents