Makita M9502R Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for M9502R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
17. Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
Bllokuesi i boshtit
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
► Fig.1: 1. Bllokuesi i boshtit
VINI RE:
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e
boshtit kur boshti është në rrotullim. Vegla mund
të dëmtohet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën
në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i
rrëshqitjes aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e
çelësit të rrëshqitjes.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitjes
drejt pozicionit "I (NDEZUR)" duke shtyrë pjesën
e pasme të çelësit të rrëshqitjes. Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitëses, më pas rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".
► Fig.2: 1. Çelësi me rrëshqitje
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim, edhe kur
ajo është në prizë.
Për ta anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
ktheni çelësin e rrëshqitjes drejt pozicionit "O (FIKUR)".
MOS lejoni që njohja
SHËNIM: Prisni më shumë se një sekondë përpara
se të rindizni veglën kur vihet në funksionim mbrojtja
ndaj rindezjes aksidentale.
SHËNIM: Kur vegla mbingarkohet dhe temperatura
e veglës arrin një nivel të caktuar, vegla mund të
ndalojë automatikisht. Në këtë situatë, lëreni veglën
të ftohet përpara se ta aktivizoni sërish.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
►Fig.3
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për diskun me qendër të
shtypur)
PARALAJMËRIM:
qendër të shtypur, mbrojtësja e diskut duhet të
përshtatet në vegël në mënyrë të tillë që ana e
mbyllur e mbrojtëses të jetë e drejtuar gjithnjë
nga përdoruesi.
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalat e rripit të
mbrojtëses së diskut të bashkërenditur me dhëmbëzat
e kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen
e diskut në kënd të atillë që të mund ta mbrojë
përdoruesin sipas punës që kryhet. Sigurohuni që ta
shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
► Fig.4: 1. Mbrojtësja e diskut 2. Kutia mbajtëse
3. Vida
17 ALBANIAN
Kur përdorni disk me

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M9503r

Table of Contents