Makita M9502R Instruction Manual page 15

Hide thumbs Also See for M9502R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
lëmuesit
Paralajmërime sigurie të zakonshme për lëmimin:
Kjo pajisje elektrike është synuar që të funksionojë
1.
si lëmues. Lexoni të gjitha paralajmërimet për
sigurinë, udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e
dhëna me këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të rëndë.
2.
Veprimet si smerilimi, pastrimi me furçë
me spica teli, lustrimi ose prerja nuk
rekomandohen për t'u kryer me këtë pajisje
elektrike. Veprimet për të cilat pajisja elektrike
nuk është e përshtatshme mund të krijojnë rrezik
dhe të shkaktojnë dëmtime personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
4.
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda kapacitetit të matur të veglës
elektrike. Aksesorët me përmasa të gabuara nuk mund
të mbrohen ose të kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të përputhet
me fileton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me flanxha, vrima e boshtit të
aksesorit duhet të përputhet me diametrin e folesë
së flanxhës. Aksesorët që nuk përputhen me pjesën
montuese të veglës elektrike do të humbasin ekuilibrin,
do të lëkunden jashtë mase dhe mund të shkaktojnë
humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara secilit
përdorim, kontrollojeni aksesorin, si p.sh. disqet
abrazive, për ciflosje dhe krisje; mbështetëset e
rrotave për krisje, grisje ose konsumim të tepërt.
Nëse pajisja elektrike ose aksesori bie, kontrolloni
për dëmtime ose instaloni një aksesor të padëmtuar.
Pas inspektimit dhe instalimit të aksesorëve,
qëndroni me personat e tjerë larg trajektores së
rrotullimit të aksesorit dhe lëreni pajisjen elektrike
të punojë me shpejtësi maksimale pa ngarkesë
Lexoni të gjitha
për një minutë. Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të
shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
8.
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet
të ketë aftësi të ndalojë copat fluturuese që
prodhohen nga veprimet e ndryshme. Maska
kundër pluhurit ose respiratori duhet të jenë
në gjendje të filtrojnë grimcat e prodhuara nga
funksionimi i pajisjes. Ekspozimi për një kohë të
gjatë ndaj zhurmave të forta mund të shkaktojë
humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të fluturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
e izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë
me tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje
elektrike.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
11.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
12. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
13. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
14. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
15. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
16. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Zmbrapsja është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, mbështetësja e rrotës, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues, i cili si pasojë bën që pajisja elektrike e
pakontrolluar të shtyhet në drejtimin e kundërt të
rrotullimit të aksesorit deri në pikën e lidhjes.
Për shembull, nëse disku abrazive ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
15 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M9503r

Table of Contents