Philips GC6822 User Manual page 112

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Shqip
114
Fikja automatike
- Pajisja kalon në modalitetin në pritje nëse nuk përdoret për 5 minuta. Drita në butonin e ndezjes/fikjes fillon të pulsojë.
- Për ta aktivizuar sërish pajisjen, shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose butonin e avullit. Pajisja fillon të ngrohet sërish.
- Pajisja fiket automatikisht nëse ajo nuk përdoret edhe për 10 minuta të tjera pasi ka hyrë në modalitetin në pritje. Drita
në butonin e ndezjes/fikjes fiket.
Paralajmërim: Mos e lini kurrë pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik. Hiqeni gjithnjë pajisjen nga
priza pas përdorimit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Sistemi inteligjent "Calc-Clean"
Pajisja juaj është projektuar me një sistem inteligjent "Calc-Clean" për të siguruar që zhgëlqerëzimi dhe pastrimi të bëhet
rregullisht. Kjo ndihmon për të mbajtur një performancë të lartë me avull dhe parandalon papastërtinë dhe njollat që
dalin nga pllaka me kalimin e kohës. Për të siguruar që procesi i pastrimit të jetë kryer, pajisja ju kujton rregullisht.
Kujtesa me dritë dhe tingull për "Calc-Clean"
Pas 1 deri në 3 muaj përdorim, drita "Calc-Clean" fillon të pulsojë dhe pajisja fillon të japë sinjale akustike për të treguar
që duhet të kryeni procesin "Calc-Clean" (Fig. 13).
Përveç kësaj, është i integruar një hap i dytë mbrojtës për të mbrojtur pajisjen nga bigorri: funksioni i avullit çaktivizohet
nëse zhgëlqerëzimi nuk është bërë (Fig. 14). Pasi kryhet zhgëlqerëzimi, funksioni i avullit rikthehet. Kjo ndodh pavarësisht
tipit të ujit që përdorni.
Shënim: Procesi "Calc-Clean" mund të kryhet në çdo kohë edhe kur kujtesa me dritë dhe tingull nuk është aktivizuar ende.
Kryerja e procesit "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean"
Paralajmërim: Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit "Calc-Clean".
Kujdes: Gjithmonë kryeni procesin "Calc-Clean" me depozitën e "Calc-Clean". Mos ndërpritni procesin duke nxjerrë
hekurin nga depozita e "Calc-Clean", pasi uji i nxehtë dhe avulli mund të dalin nga pllaka e poshtme.
1
Mbusheni depozitën e ujit përgjysmë.
Shënim: Sigurohuni që pajisja të jetë e futur në prizë dhe të jetë e ndezur gjatë procesit "Calc-Clean".
2 Vendosni depozitën e "Calc-Clean" në tavolinën e hekurosjes ose në çfarëdo sipërfaqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
3 Vendosni hekurin në mënyrë të qëndrueshme në depozitën e "Calc-Clean" (Fig. 15).
4 Shtypni dhe mbani shtypur butonin "CALC-CLEAN" për 2 sekonda derisa të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike
(Fig. 16).
Shënim: Depozita e "Calc-Clean" është projektuar për të mbledhur grimca bigorri dhe ujë të nxehtë gjatë procesit
"Calc-Clean". Është plotësisht e sigurt të lini hekurin mbi depozitë gjatë gjithë procesit.
5 Gjatë procesit "Calc-Clean", do të dëgjoni sinjale të shkurtra akustike dhe një zhurmë pompimi (Fig. 17).
6 Pritni përafërsisht 2 minuta që pajisja të përfundojë procesin (Fig. 18). Kur procesi "Calc-Clean" përfundon, hekuri
ndalon lëshimin e sinjaleve akustike dhe drita "CALC-CLEAN" ndalon së pulsuari.
7 Pastroni hekurin me një copë pëlhure dhe vendoseni në bazën qendrore (Fig. 19).
Kujdes: Hekuri është i nxehtë.
8 Meqë depozita e "Calc-Clean" nxehet gjatë procesit "Calc-Clean", pritni për rreth 5 minuta përpara se ta prekni atë. Më
pas çoni depozitën e "Calc-Clean" në lavaman, zbrazeni dhe ruajeni për përdorim në të ardhmen (Fig. 20).
9 Nëse është e nevojshme, ju mund të përsërisni hapat 1 deri 8. Sigurohuni që të zbrazni depozitën e "Calc-Clean" para
se të nisni procesin "Calc-Clean".
Shënim: Gjatë procesit "Calc-Clean", mund të dalë ujë i pastër nga pllaka në qoftë se nuk ka grumbullim bigorri brenda
hekurit. Kjo është normale.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents