Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4

Shqip

112
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni
produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Lexojini me kujdes manualin e përdorimi, fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm dhe manualin e shpejtë përpara
se ta përdorni pajisjen. Ruajini për referencë në të ardhmen.
Përmbledhja e produktit (Fig. 1)
1
Pllaka e poshtme
2 Drita "hekuri gati"
3 Butoni i avullit/përforcuesi i avullit
4 Zorra e furnizimit me ujë
5 Tapa e mbushjes së depozitës së ujit
6 Butoni i shkyçjes (vetëm seria GC6819, GC6820, GC6830 dhe GC6840)
7 Platforma e hekurit
8 Butoni i ndezjes/fikjes me dritën e energjisë ndezur dhe të fikjes
9 Butoni me dritë "CALC-CLEAN"
10 Kordoni elektrik me spinë
11 Foleja e mbajtjes së zorrës së furnizimit me ujë dhe kordonit elektrik
12 Depozita inteligjente "Calc-Clean"
Teknologji ekskluzive nga "Philips"
Teknologji "OptimalTEMP"
Teknologjia "OptimalTEMP" ju mundëson të hekurosni të gjitha llojet e tekstileve të hekurosshme, në çfarëdo radhe, pa e
rregulluar temperaturën e hekurit dhe pa i sistemuar veshjet tuaja.
Është e sigurt ta vendosni pllakën e poshtme drejtpërdrejt në tavolinën e hekurosjes (fig. 2) pa e vënë sërish në
platformën e hekurit. Kjo do t'ju ndihmojë të ulni stresin në dorën tuaj.
Teknologjia "Compact ProVelocity"
Kjo teknologji ofron avull të vazhdueshëm që depërton në thellësi për të hequr lehtësisht rrudhat. Në të njëjtën kohë, e
mban pajisjen më kompakte dhe më të lehtë se kaldajat tradicionale të avullit, për ruajtje më të lehtë.
Përgatitja për përdorim
Lloji i ujit për përdorim
Kjo pajisje është krijuar për punë me ujë rubineti. Por, nëse banoni në zona me ujë të rëndë, pajisja mund të vishet shpejt
me skorie. Në këtë mënyrë, rekomandohet që të përdorni ujë të distiluar ose çmineralizuar për të zgjatur jetëgjatësinë e
pajisjes.
Paralajmërim: Mos përdorni ujë të aromatizuar, ujë nga tharësja e rrobave, uthull, niseshte, solucione zhgëlqerëzimi,
solucione për hekurosje, ujë të pastruar nga gëlqerja me procese kimike, pasi këto mund të shkaktojnë dalje të ujit,
njollosjen apo dëmtimin e pajisjes suaj.
Mbushja e depozitës së ujit
Mbushni depozitën e ujit para çdo përdorimi ose kur niveli i ujit në depozitë bie nën nivelin minimal. Mund ta rimbushni
depozitën e ujit në çdo kohë gjatë përdorimit.
1
Hapni tapën e mbushjes së depozitës së ujit (Fig. 3).
2 Mbusheni depozitën e ujit deri në shenjën treguese MAX (Fig. 4).
3 Mbyllni tapën e mbushjes së depozitës së ujit ("klik").

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents