Philips GC6822 User Manual page 111

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 4
Përdorimi i pajisjes
Tekstilet që hekurosen
Mos hekurosni tekstile të pahekurosshme.
- Tekstilet me këto simbole (fig. 5) janë të hekurosshme, për shembull linoja, pambuku, poliestra, mëndafshi, leshi,
tekstilet viskoze dhe prej mëndafshi artificial.
- Tekstilet me këtë simbol (fig. 6) nuk janë të hekurosshme. Këto tekstile përmbajnë tekstile sintetike si p.sh. spandeks
ose elastan, tekstile të ndërthurura me spandex dhe poliolefine (p.sh. polipropilen). Stampimet në veshje gjithashtu
nuk janë të hekurosshme.
Hekurosja
1
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe të qëndrueshme dhe të njëtrajtshme.
Shënim: Për të siguruar hekurosjen e sigurt ne rekomandojmë që gjithmonë ta vendosni bazën në një tavolinë të
qëndrueshme hekurosjeje.
2 Sigurohuni që të ketë mjaft ujë në depozitën e ujit.
3 Nxirrni kordonin elektrik dhe zorrën e furnizimit me ujë nga foleja e mbajtjes.
4 Vendosni spinën në një prizë të tokëzuar dhe shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ndezur pajisjen. Pritni derisa
drita "hekuri gati" të pulsojë (Fig. 7). Kjo mund të kërkojë rreth 2 minuta.
5 Vetëm për serinë GC6819, GC6820, GC6830 dhe GC6840: Shtypni butonin e shkyçjes për ta shkyçur hekurin nga
platforma (Fig. 8).
6 Shtypni dhe mbani shtypur butonin e avullit për të filluar hekurosjen (fig. 9).
Shënim: Për rezultate optimale në hekurosje, pas hekurosjes me avull kryejini kalimet e tjera pa avull.
Paralajmërim: Asnjëherë mos e drejtoni avullin drejt njerëzve.
Shënim: Kur përdorni pajisjen për herë të parë, mund të duhen 30 sekonda që avulli të dalë nga pajisja.
Shënim: Pompa aktivizohet sa herë që shtypni butonin e avullit. Prodhon një zhurmë të butë kërcitëse, e cila është
normale. Kur nuk ka ujë në depozitën e ujit, zhurma e pompës është më e lartë. Mbushni depozitën e ujit me ujë kur
niveli i ujit në bie nën nivelin minimal.
Funksionin e përforcimit të avullit
1
Shtypni dy herë shpejt butonin e avullit për të lëshuar një rrymë të fuqishme avulli për 3 sekonda (Fig. 10).
Shënim: Përdorimi i funksionit të përforcimit të avullit rekomandohet vetëm për rrudhat e forta.
Hekurosja vertikale
Paralajmërim: Nga hekuri del avull i nxehtë. Mos u përpiqni kurrë të hiqni rrudhat nga veshjet ndërkohë që dikush i
ka të veshura në trup (fig. 11). Mos lëshoni avull pranë dorës suaj apo të dikujt tjetër.
Hekurin me avull mund ta përdorni në pozicion vertikal për të hequr rrudhat nga tekstilet e varura.
1
Mbajeni hekurin në pozicion vertikal, shtypni butonin e avullit dhe prekeni lehtë rrobën me pllakën e poshtme dhe
lëvizeni hekurin lart e poshtë (Fig. 12).
Pushimi i sigurt
Pushimi i hekurit gjatë rregullimit të rrobës
Gjatë rregullimit të rrobës mund ta pushoni hekurin ose në platformën e hekurit ose horizontalisht në tryezën e hekurit
(fig. 2). Teknologjia "OptimalTEMP" garanton që pllaka e poshtme të mos dëmtojë mbulesën e tryezës së hekurit.
Shqip
113

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents