Makita M6200 Instruction Manual page 11

Hide thumbs Also See for M6200:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për modelin M6200
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në pozicionin "ndezur"
për lehtësi të përdoruesit gjatë përdorimit të
zgjatur. Tregoni kujdes kur bllokoni veglën në
pozicionin "ndezur" dhe shtrëngojeni fort veglën
gjatë gjithë kohës.
Fig.1
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për ta
fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e çelësit
dhe shtyni brenda butonin e bllokimit dhe më pas
lëshoni këmbëzën e çelësit.
Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
këmbëzën e çelësit plotësisht mbrapa dhe më pas
lëshojeni.
Për modelin M6201
KUJDES:
Ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm pasi vegla
të ketë ndaluar plotësisht. Ndryshimi përpara se
vegla të ndalojë mund ta dëmtojë veglën.
Fig.2
Çelësi është i kthyeshëm, duke siguruar rrotullim në
drejtimin orar dhe kundërorar. Për të ndezur veglën,
thjesht tërhiqni pjesën e poshtme të këmbëzës për
ndezje në drejtimin orar ose pjesën e sipërme në
drejtimin kundërorar. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi i mbajtëses së sipërme
(dorezës ndihmëse)
Fig.3
Vidhosni mirë mbajtësen e sipërme në vegël.
Instalimi i mbajtëses së pasme
(sipas shtetit)
Fig.4
Hiqni kapakun nga foleja e veglës. Futni sustat-fletë në
kanalin në pjesën e dorezës ku gjenden bokullat. Më
pas, montojini në pjesën e poshtme të folesë së veglës.
Fig.5
Montoni të dyja pjesët e dorezës dhe shtrëngojini mirë
me vida.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Fig.6
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit në
secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim orar.
Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Pasi të keni përdorur çelësin e shtrëngimit, sigurohuni
që ta ktheni në pozicionin fillestar.
PËRDORIMI
Fig.7
Funksionimi i shpimit
Përdorni gjithmonë mbajtësen e sipërme ose të pasme
(dorezën ndihmëse) dhe gjatë përdorimit mbajeni
veglën fort nga mbajtësja e pasme ose e sipërme dhe
nga doreza e çelësit.
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në
objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
11

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M6201

Table of Contents