Bosch MUZ9VL1 Instruction Manual page 38

Hide thumbs Also See for MUZ9VL1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Përdorimi sipas rregullave 
Përdorimi sipas rregullave
Ky aksesor është projektuar për robotin e kuzhinës MUM9
(seria „OptiMUM"). Ndiqni udhëzimet e përdorimi të robotit të
kuzhinës.
Mos e përdorni asnjëherë këtë aksesor për pajisje të tjera. Përdorni 
vetëm pjesë që përkojnë me njëra-tjetrën. 
Ky aksesor përdoret për prerjen, prerje me rende, të ushqimeve. 
Ushqimet që janë për përpunim nuk duhet të përmbajnë pjesë të 
forta (p.sh. kocka).
Ky aksesor nuk duhet të përdoret për përpunimin e substancave 
apo artikujve të tjerë. 
Udhëzime sigurie
W Rrezik dëmtimi!
  ■ Mos e prekni asnjëherë hinkën. Përdorni vetëm cilindrin e 
përfshirë në paketë! 
  ■ Mos i fusni kurrë duart te thikat dhe pjesët e mprehta të diskut të 
copëtimit. Kapni disqet vetëm në mes, në pjesën e plastike. 
  ■ Përdoreni aksesorin vetëm të montuar plotësisht. Kurrë mos e 
montoni aksesorin mbi pajisjen bazë. Përdoreni aksesorin vetëm 
në pozicionin e punës për të cilin është projektuar. Përdoreni 
aksesorin vetëm në elementin tejçues të përparmë, shënuar me 
të verdhë. Mos e vendosni/hiqni aksesorin pa ndaluar plotësisht 
elementi tejçues dhe pa hequr spinën nga priza. 
W Kujdes!
Kini kujdes që, gjatë vendosjes, të mos ketë trupa të huaj në hinkë 
ose në kuti. Mos fusni objekte (p.sh. thikën, lugën) brenda në hinkë 
ose kuti. 
W E rëndësishme!
Pastrojeni aksesorin mirë pas çdo përdorimi ose pasi ka kaluar 
një kohë e gjatë pa e përdorur. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja" shih 
faqen 41
38 

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents