Pastrimi Dhe Mirëmbajtja - Bosch MUZ9VL1 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for MUZ9VL1:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
X Vazhdim i figurave B
Me rëndësi: Montojeni njësinë bazë siç 
pëshkrueht në udhëzuesin kryesor. Disku 
grimcues me ushqim të vazhdueshëm 
mund të përdoret vetëm nëse ena është e 
vendosur saktë (pa kapak).
1. Vendoseni mbajtësi e disqeve në kuti. 
Të dyja fletat duhet qëndrojnë poshtë.
2. Vendosni diskun e dëshiruar të grimcimit 
në mbajtësin e disqeve. Gjatë vendosjes 
mbani parasysh anën që treon me 
drejtim lart.
3. Vendosni kapakun (,). 
4. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar 
derisa të bëjë „klik" (;).
Përdorimi
W Rrezik dëmtimi
Mos e prekni asnjëherë hinkën. Për shtypje 
të ushqimit, përdorni vetëm cilindrin e 
përfshirë në paketë.
Kujdes!
  – Shmangni bllokimin e tubit dalës me 
copëza të prera.
  – Mos ushtroni tepër presion nëpërmjet 
cilindrit ngjeshës.
X Vazhdim i figurave C
1. Vendoseni grimcuesin me ushqim të 
vazhdueshëm mbi ingranazhin e verdhë 
të përparmë, siç tregohet në figurë.
2. Më pas, ngjisheni poshtë dhe rrotullojeni 
në drejtim orar derisa të bëjë „klik".
3. Fusni spinën në prizë. Vendosni 
çelësin rrotullues në shpejtësinë e 
rekomanduar.
4. Fusni në hinkë ushqimin e parapërgatitur.
5. Për shtypje të ushqimit, përdorni vetëm 
cilindrin e përfshirë në paketë.
6. Pasi të keni përfunduar përpunimin, 
ose nëse ushqimet për përpunim kanë 
arritur deri në vrimën dalëse, vendoseni 
çelësin rrotullues në y. Prisni derisa 
elementi tejçues të ndalojë. Hiqni 
pajisjen nga priza.
7. Shtypni butonin e takimit dhe ngrijeni 
boshtin rrotullues, me diskun me ushqim 
të vazhdueshë, derisa të kërcasë.
8. Rrotullojeni enën në drejtim orar, hiqeni 
dhe boshatiseni.
9. Shtypni butonin e takimit dhe ngrijeni 
boshtin rrotullues derisa të mbërthet 
mirë.
10. Rrotullojeni grimcuesin me ushqim të 
vazhdueshëm në drejtim kundërorar dhe 
hiqeni. 
  ■ Pas përdorimit, pastroni mirë të gjitha 
pjesët. X „Pastrimi dhe mirëmbajtja" 
shih faqen 41
Këshillë: për të pasur rezultate të njëjta 
prerjeje, përpunojini përbërësit e hollë në 
grupe.
Zhbllokimi i ushqimeve:
  ■ Fikni pajisjen, prsini derisa të ndalojë 
elementi tejçues dhe hiqni spinën.
  ■ Hiqni kapakun e grimcuesit me ushqim 
të vazhdueshëm dhe boshatisni hinkën.
  ■ Për të hequr ushqimin e ngjitur poshtë 
diskut copëtues, hiqeni diskun grimcues 
me ushqim të vazhdueshëm, çmontojeni 
diskun dhe mbajtësin e tij dhe largoni 
ushqimet që kanë bllokaur grimcuesin.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
Veglat e përdorura duhet të pastrohen mirë 
pas çdo përdorimi.
W Rrezik dëmtimi
Mos i fusni kurrë duart te thikat dhe pjesët e 
mprehta të diskut të copëtimit. Kapni disqet 
vetëm në mes, në pjesën e plastike. 
Kujdes!
  – Mos përdorni alkohol apo solucione 
larëse me përmbajtje alkoholi.
  – Mos përdorni maje të mprehta ose 
objekte metalike.
  – Mos përdorni lecka ose solucion larës 
gërryes.
  – Mos i vendosni pjesët plastike në 
enëlarëse sipër njëra-tjetrës, pasi gjatë 
procesit të larjes mund të mbeten pjesë 
pa u larë! 
Përdorimi
sq
41

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents