Makita DLS714 Instruction Manual page 48

Cordless slide compound
Hide thumbs Also See for DLS714:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
KUJDES:
Sigurohuni që pjesa e montimit të
diskut "a" në flanxhën e brendshme që është e
drejtuar nga jashtë të përputhet saktësisht me
vrimën "a" të diskut të sharrës. Montimi i diskut
në anën e gabuar mund të shkaktojë dridhje të
rrezikshme.
Qese e pluhurit
Aksesorë opsionalë
Përdorimi i qeses së pluhurit e bën prerjen të pastër
dhe lehtëson thithjen e pluhurit.
Për të instaluar qesen e pluhurit, vendoseni atë në
hundëzën për shkarkimin e pluhurit.
Për të bashkuar shtrënguesin, vendosini në vijë të
drejtë fundin e sipërm të shtrënguesit me shenjën
trekëndëshe në qesen e pluhurit.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e
mbushur, hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
► Fig.37: 1. Qese e pluhurit 2. Hundëza e pluhurit
3. Shtrëngues
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent në
sharrën tuaj, mund të kryeni një punë më të pastër.
Sigurimi i materialit
PARALAJMËRIM:
rëndësishme që të siguroni siç duhet materialin
e punës me llojin e duhur të morsës. Moskryerja e
këtyre veprimeve mund të çojë në lëndime personale
të rënda dhe mund të dëmtojë veglën dhe/ose
materialin e punës.
PARALAJMËRIM:
pune që është më i gjatë se baza mbështetëse
e sharrës, mbështeteni të gjithë gjatësinë e
materialit përtej bazës mbështetëse dhe në të
njëjtën largësi për të ruajtur nivelin e materialit.
Mbështetja e mirë e materialit të punës ndihmon në
shmangien e bllokimit të diskut dhe zmbrapsjeve të
mundshme që mund të çojnë në lëndime personale
të rënda. Për sigurimin e materialit të punës mos
u mbështesni vetëm te morsa vertikale dhe/ose
morsa horizontale. Materialet e holla të punës kanë
tendencën të përkulen. Mbështeteni materialin e
punës përgjatë gjithë gjatësisë së tij për të shmangur
kapjen te disku dhe ZBRAPSJEN e mundshme.
► Fig.38: 1. Mbështetja 2. Baza e rrotullimit
Morsa vertikale
PARALAJMËRIM:
sigurohet mirë kundrejt bazës së rrotullimit dhe
rigës udhëzuese me anë të morsës gjatë gjithë
përdorimeve. Ndryshe materiali mund të lëvizë
gjatë prerjes duke shkaktuar dëmtime të mundshme
të diskut, duke bërë që materiali të shpërhapet dhe
humbje të kontrollit që mund të çojë në lëndime
personale të rënda.
Është shumë e
Kur prisni një material
Materiali i punës duhet të
Instalojeni morsën vertikale në anë e majtë ose të djathtë
të rigës udhëzuese ose të grupit të mbajtëses (aksesor
opsional). Futeni shufrën e morsës te vrima në rigën
udhëzuese ose në grupin e mbajtëses dhe shtrëngoni
vidën e poshtme për të siguruar shufrën e morsës.
► Fig.39: 1. Krahu i morsës 2. Shufra e morsës
3. Riga udhëzuese 4. Mbajtësja 5. Grupi
i mbajtëses 6. Doreza e morsës 7. Vida e
poshtme 8. Vida e sipërme
Pozicionojeni krahun e morsës sipas trashësisë dhe formës
së materialit të punës dhe siguroni krahun e morsës duke
shtrënguar vidën e sipërme. Nëse vida e sipërme prek rigën
udhëzuese, vendoseni vidën e sipërme në anën e kundërt
të krahut të morsës. Sigurohuni që asnjë pjesë e veglës
të mos prekë morsën kur ulni dorezën plotësisht dhe kur
tërhiqni ose shtyni shasinë deri në fund. Nëse ndonjë pjesë
prek morsën, ndryshoni pozicionin e morsës.
Shtypni materialin e punës rrafsh me rigën udhëzuese
dhe bazën e rrotullimit. Vendoseni materialin e punës
në pozicionin e dëshiruar të prerjes dhe sigurojeni mirë
duke shtrënguar çelësin e morsës.
Morsa horizontale
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
vetëm kur treguesi të jetë në pozicionin më të
lartë. Në të kundërt, mund të shkaktohet sigurim
i pamjaftueshëm i materialit të punës. Kjo mund
të shkaktojë zhvendosjen e materialit të punës,
dëmtimin e diskut ose humbjen e kontrollit, veprime të
cilat çojnë në lëndim personal.
► Fig.40: 1. Doreza e morsës 2. Treguesi 3. Boshti i
morsës 4. Baza
Morsa horizontale mund të instalohet në anën e majtë
të bazës.
Vida lirohet dhe boshti i morsës mund të nxirret dhe të
futet shpejt duke rrotulluar dorezën e morsës në drejtim
të kundërt të akrepave të orës. Vida qëndron e fiksuar
duke rrotulluar dorezën e morsës në drejtim orar.
Për të kapur materialin e punës, rrotulloni lehtë dorezën
e morsës në drejtim të akrepave të orës derisa treguesi
të arrijë pozicionin e tij më të lartë, më pas shtrëngojeni
në mënyrë të sigurt. Nëse doreza e morsës shtyhet ose
tërhiqet me forcë ndërkohë që rrotullohet në drejtim
orar, treguesi mund të ndalojë në një kënd. Në këtë
rast, rrotullojeni dorezën e morsës sërish në drejtim të
kundërt të akrepave të orës derisa vida të lirohet dhe
më pas rrotullojeni sërish ngadalë në drejtim orar.
Kapaciteti maksimal i morsës horizontale është gjerësia
120 mm.
Mbajtëset dhe grupi i mbajtëses
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
mbështeteni gjithmonë në mënyrë të tillë që të
jetë në nivel me sipërfaqen e sipërme të bazës
së rrotullimit për një prerje të saktë dhe për të
parandaluar humbjen e rrezikshme të kontrollit
të veglës. Mbështetja e mirë e materialit të punës
ndihmon në shmangien e bllokimit të diskut dhe
zmbrapsjeve të mundshme që mund të çojnë në
lëndime personale të rënda.
48 ALBANIAN
Kapeni materialin e punës
Materialin e gjatë të punës

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents