Montimi I Boshtit Elastik - Makita EM4350RH Original Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EM4350RH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

MONTIMI I BOSHTIT ELASTIK

Montimi i boshtit elastik
1. Hiqeni bulonin (1) nga fundi i boshtit të drejtë (2).
2. Hiqeni kapakun nga boshti elastik.
SHËNIM:
Mos e humbi kapakun. Gjithmonë vendoseni kapakun kur hiqni boshtin
elastik.
3. Kthejeni boshtin elastik në pozicion që pjesa e dhëmbëzuar (3) e boshtit
elastik të ketë drejtim poshtë.
4. Drejtojeni boshtin katror të brendshëm (4) me vrimën e nyjës (5). Futeni fundin
e boshtit elastik në mbajtësen e tubit deri në fund.
5. Shtrëngojeni me bulon (1).
NJOFTIM:
Nëse është e vështirë, drejtoni përsëri boshtin katror të brendshëm (4) për
të futur boshtin elastik.
Mos e nxirrni boshtin e brendshëm më shumë se 35 mm.
6. Drejtoni vrimën (7) në skajin tjetër të boshtit elastik me nyjën (8) e kutisë së
freksionit (6) dhe futni boshtin elastik në kutinë e freksionit.
7. Sigurohuni se nyja të klikojë në vend kur të futet në vrimën e boshtit elastik.
Për të hequr boshtin elastik nga kutia e freksionit, tërhiqni nyjën dhe hiqeni.
Lidhja e kabllit të kontrollit
1. Bashkoni fundin e kabllit të kontrollit nga leva e kontrollit (2) me skajin e kabllit
të kontrollit nga motori (3).
2. Bashkoni kabllin e kontrollit me levën e kontrollit te bashkuesi (1). Dhe pastaj
mbylleni bashkuesin.
3. Sigurohuni që valvula e karburatorit të lëvizë njëkohësisht kur tërhiqni levën e
karburatorit.
Lidhja e njësisë kryesore
Lidhni njësinë kryesore të motorit (1) me njësitë kryesore me levën e kontrollit (2)
pasi të bashkohen terminalet mashkull dhe femër.
Shtrëngimi i kabllit të kontrollit
Sigurojeni kabllin e kontrollit (1) me boshtin elastik duke përdorur dy fasheta (2)
dhe një tjetër fashetë (3) sipas ilustrimit.
KUJDES:
Sigurohuni që kablli i kontrollit të jetë bashkuar si duhet me boshtin elastik.
Kablli i lirë mund të ngecë nëpër degë dhe të shkaktojë lëndim.
Mos e përdridhni kabllin e kontrollit rreth boshtit elastik. Në të kundërt
valvula e gazit mund të mos funksionojë si duhet.
(1)
66
(2)
(5)
(4)
(3)
(8)
(6)
(2)
(1)
(3)
(2)
(1)
(3)
(2)
(1)
(7)

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents