Udhëzimet Për Shërbimin - Makita EM4351UH Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EM4351UH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
UDHËZIMET PËR SHËRBIMIN
KUJDES: Përpara kryerjes së ndonjë riparimi të pajisjes, fikeni gjithmonë motorin dhe hiqni tapën nga kandela (shihni "Kontrolli i kandelës").
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse!
Për të siguruar një jetëgjatësi të gjatë shërbimi dhe për të shmangur dëmtimin e pajisjes, veprimet e mëposhtme të shërbimit duhet të kryhen në
intervale të rregullta.
Kontrolli dhe mirëmbajtja ditore
– Përpara përdorimit, kontrolloni makinerinë për vida të liruara ose pjesë që mund të mungojnë. Kushtojini vëmendje të veçantë shtrëngimit të
diskut metalik ose kokës prerëse prej najloni.
– Para vënies në punë, kontrolloni gjithmonë për bllokime të rrugëve të ajrit ftohës dhe krahëve të cilindrit.
Pastrojini nëse nevojitet.
– Kryeni çdo ditë punën e mëposhtme pas përdorimit:
• Pastroni pajisjen nga jashtë dhe inspektojeni për dëmtime.
• Pastroni filtrin e ajrit. Kur punoni në vende ku ka shumë pluhur, pastroni filtrin disa herë në ditë.
• Kontrolloni diskun ose kokën prerëse prej najloni për dëmtime dhe sigurohuni që të jetë montuar aq fort sa duhet.
• Kontrolloni që të ketë dallim të mjaftueshëm ndërmjet shpejtësive të xhirove minimale dhe shpejtësive të aktivizimit të friksionit për t'u
siguruar që vegla prerëse qëndron pa lëvizur ndërkohë që motori është në xhiro minimale (nëse nevojitet, ulni shpejtësinë e xhirove
minimale).
Nëse vegla vazhdon të punojë edhe në xhiro minimale, konsultoni agjentin e shërbimit të autorizuar që gjendet pranë jush.
– Kontrolloni funksionimin e çelësit I-O, levën e bllokimit, levën e valvulës dhe butonin e bllokimit.
Ndërrimi i vajit të motorit
Vaji i degraduar shkurton jetën e motorit. Sigurohuni të kontrolloni vajin dhe sasinë e tij rregullisht.
PARALAJMËRIM: Motori dhe vaji i motorit janë ende të nxehtë menjëherë pas fikjes së motorit. Jepini kohe të mjaftueshme motorit
SHËNIM: Nëse vaji mbushet përtej limitit, mund të jetë i kontaminuar ose mund të marrë zjarr me tym të bardhë. Lini kohë të
mjaftueshme pas ndalimit të motorit që vaji i motorit të kthehet në depozitë për të marrë lexim të saktë të nivelit të vajit.
Shpeshtësia e ndërrimit: Pas 20 orëve të para të punës, dhe pas çdo 50 orëve punë.
Vaji i rekomanduar:
Vaj SAE10W-30 i Kategorisë SF ose më i lartë i API (vaj motori për automjete me 4 cikle)
Ndiqni këtë procedurë ndërrimi të vajit.
1) Sigurohuni që tapa e depozitës së karburantit të jetë shtrënguar fort.
2) Vendosni një enë të madhe (tenxhere, etj.) poshtë vrimës së drenazhit.
3) Hiqni bulonin e drenazhit dhe pastaj hiqni tapën e vajit për të kulluar vajin
nga vrima e drenazhit.
Në këtë pikë duhet të siguroheni të mos humbisni permistopin e bulonit të
drenazhit ose të ndotni pjesët e çmontuara.
4) Pasi i gjithë vaji të jetë kulluar, vendosni permistopin dhe bulonin e
drenazhit. Shtrëngojeni mirë bulonin që të mos lirohet dhe të ketë rrjedhje.
[Rrotullimi shtrëngues: 5 N-m]
* Përdorni një leckë për të fshirë të gjithë vajin e mbetur në bulon dhe në
pajisje.
Metodë tjetër drenazhi
Hiqni tapën e vajit, mbani pajisjen pjerrët në drejtim të vrimës së mbushjes dhe
kulloni jashtë vajin.
Mblidheni vajin në enë.
dhe vajit të motorit për t'u ftohur. Përndryshe, mund të shkaktohet djegie e lëkurës.
77
Tapa e vajit
Vrima e
drenazhit
Permistop
Buloni i
drenazhit

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Em4350lhEm4350uh

Table of Contents