Makita EM4351UH Instruction Manual page 58

Hide thumbs Also See for EM4351UH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ndizeni prerësin e shkurreve vetëm sipas udhëzimeve.
– Mos përdorni mënyra të tjera për të ndezur motorin!
– Përdoreni prerësin e shkurreve dhe veglat vetëm për përdorimet e
përcaktuara.
– Ndizeni motorin vetëm pasi të jetë kryer i gjithë montimi. Vënia në
punë e pajisjes lejohet vetëm pasi të jenë montuar të gjithë aksesorët e
përshtatshëm!
– Përpara se ta ndizni, sigurohuni që vegla prerëse të mos ketë prekur objekte
të forta si degë, gurë etj. përndryshe vegla prerëse do të zmbrapset kur ta
ndizni.
– Në rast se ka probleme me motorin, ai duhet të fiket menjëherë.
– Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte të tjera të forta, fikeni menjëherë
motorin dhe kontrolloni veglën prerëse.
– Inspektojeni veglën prerëse në intervale të shkurtra të rregullta për dëmtime
(zbulimi i krisjeve të vogla me anë të testit të goditjes-zhurmës).
– Nëse pajisja përplaset ose bie, kontrolloni gjendjen e saj para se të vazhdoni
punën. Kontrolloni sistemin e karburantit për rrjedhje dhe pajisjet e kontrollit
e të sigurisë për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshime, kërkoni
inspektim dhe riparim në qendrën e autorizuar të shërbimit.
– Përdoreni pajisjen vetëm me rripin e krahut të lidhur, i cili duhet të rregullohet
mirë përpara se të vini në punë prerësin e shkurreve. Është e rëndësishme
që ta rregulloni rripin e krahut sipas përmasave të përdoruesit për të
parandaluar lodhjen gjatë përdorimit. Mos e mbani kurrë prerësin vetëm me
një dorë gjatë përdorimit.
– Mbajeni prerësin e shkurreve gjithmonë me të dyja duart gjatë përdorimit.
Sigurohuni gjithmonë se keni mbështetje të mirë të këmbëve.
– Përdoreni pajisjen në mënyrë të tillë që të shmangni thithjen e gazeve të
çliruara. Mos e ndizni asnjëherë motorin në ambiente të mbyllura (rrezik
helmimi nga gazi). Monoksidi i karbonit është gaz pa aromë.
– Fikeni motorin kur pushoni dhe kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje dhe
vendoseni në një vend të sigurt për të parandaluar rrezikun ndaj personave të
tjerë ose dëmtimin e makinerisë.
– Asnjëherë mos e vendosni prerësin e shkurreve mbi bar të thatë ose mbi
materiale të djegshme kur është i nxehtë.
– Montojeni gjithmonë mbrojtësen e veglës prerëse te pajisja përpara se të
ndizni motorin.
Përndryshe, kontakti me veglën prerëse mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
– Të gjitha pajisjet e montueshme mbrojtëse dhe mbrojtëset e dhëna me
makinerinë duhet të përdoren gjatë punës.
– Asnjëherë mos e vini motorin në punë kur zhurmëmbytësi i marmitës është
me defekt.
– Fikeni motorin gjatë transportit.
– Kur e transportoni pajisjen, vendosni gjithmonë kapakun e diskut metalik.
– Siguroni pozicion të sigurt të pajisjes gjatë transportimit me makinë për të
shmangur rrjedhjen e karburantit.
– Gjatë transportimit sigurohuni që depozita e karburantit të jetë bosh.
– Gjatë shkarkimit të pajisjes nga kamioni, mos e lëshoni asnjëherë motorin në
tokë, përndryshe kjo mund të dëmtojë rëndë depozitën e karburantit.
– Përveç rasteve emergjente, mos e rrëzoni ose lëshoni pajisjen në tokë,
përndryshe mund të dëmtohet rëndë.
– Mos harroni që ta ngrini të gjithë pajisjen nga toka kur e lëvizni. Tërheqja e
depozitës së karburantit është shumë e rrezikshme dhe shkakton dëmtime
ose rrjedhje të karburantit, duke u bërë shkak i mundshëm për zjarr.
Rimbushja me karburant
– Gjatë furnizimit me karburant, fikni motorin, mbajeni veglën larg zjarrit të
hapur dhe mos pini duhan.
– Shmangni kontaktin e lëkurës me produktet e vajit mineral. Mos thithni avujt e
karburantit. Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse gjatë furnizimit me karburant.
Ndërrojini dhe pastrojini rrobat mbrojtëse në intervale të rregullta.
– Bëni kujdes që të mos derdhni karburant ose vaj për të parandaluar ndotjen
e dheut (mbrojtja e mjedisit). Pastrojeni menjëherë prerësin e shkurreve pas
derdhjes së karburantit.
– Shmangni kontaktin e karburantit me rrobat. Ndërrojini rrobat menjëherë nëse
mbi to është derdhur karburant (për të parandaluar që rrobat të marrin flakë).
– Kontrolloni kapakun e karburantit në intervale të rregullta duke u siguruar që
është mbërthyer mirë dhe që nuk pikon.
– Shtrëngojeni me kujdes kapakun e depozitës së karburantit. Ndërroni
vend për të ndezur motorin (të paktën 3 metra larg vendit të furnizimit me
karburant).
– Asnjëherë mos bëni furnizimin me karburant në dhoma të mbyllura. Avujt e
karburantit grumbullohen në nivelin e tokës (rrezik shpërthimi).
– Transportojeni dhe ruajeni karburantin vetëm në enë të miratuara. Sigurohuni
që karburanti i ruajtur të mos arrihet nga fëmijët.
• Lënia pushim
• Transporti
• Rimbushja me
karburant
• Mirëmbajtja
• Zëvendësimi i veglës
58

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Em4350lhEm4350uh

Table of Contents