Mprehja E Veglës Prerëse - Makita EM4351UH Instruction Manual

Hide thumbs Also See for EM4351UH:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MPREHJA E VEGLËS PRERËSE
KUJDES: Veglat e prerjes të treguara në shembull nuk duhen mprehur.
Rimprehja manuale do të shkaktojë zhbalancim të veglës prerëse
duke i dhënë dridhje dhe duke dëmtuar pajisjen.
SHËNIM: Për të rritur jetëgjatësinë e diskut të prerësit ai mund të kthehet një
herë, derisa të dy tehet të mos jenë më të mprehta.
KOKA PRERËSE PREJ NAJLONI
Koka prerëse prej najloni është kokë prerëse me dy linja dhe ka mekanizëm me
ngritje dhe tërheqje.
Koka prerëse prej najloni do të vendosë automatikisht gjatësinë e duhur të
kordonit prej najloni pasi të prekë tokën me kokën prerëse prej najloni me anë
të ndryshimeve në forcën centrifugale të shkaktuar duke rritur ose ulur xhirot.
Përdorimi
– Rrisni shpejtësinë e kokës prerëse prej najloni në rreth 6000 min
Trokisni lehtë në tokë kokën prerëse prej najloni.
– Zona më efikase e prerjes tregohet nga zonat me hije.
– Nëse fija e najlonit nuk del, mblidheni/zëvendësojeni fijen e najlonit duke
ndjekur procedurat e mëposhtme që përshkruhen te "Zëvendësimi i fijes së
najlonit".
Zëvendësimi i fijes së najlonit (NGRITJE DHE TËRHEQJE)
PARALAJMËRIM: Sigurohuni që kapaku i kokës prerëse prej najloni është
siguruar siç duhet në fole, ashtu siç përshkruhet më poshtë.
Nëse nuk e fiksoni kapakun siç duhet, koka prerëse prej
najloni mund të shkëputet dhe të shkaktojë dëme serioze të
personit.
Shtyni kapëset e folesë për brenda dhe ngrijini lart për të hequr kapakun.
Hiqeni fijen e tepërt prej najloni.
Lidh mesin e fijes së najlonit me dhëmbëzën që gjendet në qendër të bobinës
midis 2 kanaleve për fijen e najlonit. Njëri krah i fijes duhet të jetë rreth 80 mm
më i gjatë se krahu tjetër.
Mblidhni të dy skajet e fijes rreth bobinës sipas drejtimit të shënuar në kokë për
drejtimin e dorës së majtë shënuar me LH.
Rrotulloni gjithë fijen duke lënë të lirë 100 mm, duke i lënë skajet përkohësisht
të lidhura në një dhëmbëz në anë të bobinës.
.
-1
Kapëset
Për rrotullim
me dorën e
majtë
Dhëmbëzat
74
Zona më efikase e prerjes
Shtypni
80 mm
Kapaku
Shtypni
Bobina
100 mm

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Em4350lhEm4350uh

Table of Contents