Download Print this page

Këshilla Për Menjanim Të Problemeve; Këshilla Për Mënjanim Të Problemeve - Vivax ACP-12CH35AETI-B User Manual

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 172
KËSHILLA PËR MENJANIM TË PROBLEMEVE
Plazma filtri
Këshilla për mënjanim të problemeve
Para se të kontaktoni shërbimin për shfrytëzues kryeni kontrollet në vijim:
Kondicioneri nuk kyçet. Kontrolloni:
1. A ka rrymë në prizë?
2. A ka siguresë rryme!
3. A është vendosur tajmeri?
Kondicioneri nuk ftohë si duhet. Kontrolloni:
1. A është caktuar temperatura e duhur?
2. A është bllokuar filtri? Pastroni dhe ktheni në vend.
3. A janë bllokuar çeljet për hyrje dhe dalje të ajrit të njësisë së jashtme?
4. A janë mbyllur dyert dhe dritaret?
Telekomanda nuk punon. Kontrolloni:
1. E rëndësishme! Telekomanda punon në largësi prej 8 m nga njësia e brendshme.
2. A janë harxhuar bateritë? Sipas nevojës ndryshoni bateritë!
3. A janë vendosur bateritë në pozitën e duhur? Kontrolloni nëse përputhen shenjat + dhe – të
baterive dhe pjesës për vendosje të baterive.
Menjëherë ç'kyçeni kondicionerin nëse keni ndonjë nga problemet në vijim. Ç'kyçeni
kondicionerin nga rryma dhe kontaktoni shërbimin më të afërt për shfrytëzues.
1. Treguesi i punës ose treguesit tjerë ndriçojnë (5 herë në sekondë), dhe ky ndriçim nuk mund
të ndalet me ç'kyçje dhe kyçje të pajisjes nga priza e rrymës.
2. Siguresa e rrymës digjet shpesh.
3. Objekte tjera ose uji ka depërtuar në kondicioner.
4. Nëse në panel paraqiten këto shifra të defekteve: E0, E1, E2, E3, E5, E6, P0, P1, P3, P3
ose P4.
5. Situata tjera të pazakonshme.
Kontrolloni para përdorimit
·
Kontrolloni nëse telat janë të thyer ose të largëta.
·
Kontrolloni nëse është instaluar filtri për ajër.
·
Kontrolloni nëse hyrja ose dalja për ajër është bllokuar pas kohës së
gjatë të mospërdorimit të kondicionerit të ajrit.
KUJDES
·
Mos prekni pjesët metalike të njësive gjatë largimit të
filtrit. Mund të lëndoheni gjatë dorëzimit me këndet e
ashpra të metalit.
·
Mos pastroni pjesën e brendshme të kondicionerit me
ujë. Ekspozimi me ujë mund të dëmtoj izolimin, që mund të
rezultojë me shok elektrik.
·
Gjatë pastrimit të kondicionerit të ajrit kontrolloni a janë
ç'kyçur pajisja dhe siguresa kryesore.

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Acp-12ch35aeti-w