Download Print this page

Funksioni I Posaçëm - Vivax ACP-12CH35AETI-B User Manual

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 172
UDHËZIME PËR PËRDORIM
PANELI DIGJITAL
Paraqet rregullimin momental të
temperaturës dhe shifrën e defektit gjatë
punës së kondicionerit. Kur është
aktivizuar funksioni i vetë-pastrimit
shfaqet „ ".
Treguesi AUTO
Shfaqet gjatë punës automatike.
Funksione të posaçme
Funksioni i ajrit të pastër (opsional)
Kualiteti i ajrit është kyçe për komfort kurse
ky kondicioner është i pajisur me mbledhës
pluhuri me jonizator ose plazma (varësisht
nga modeli). Jonizatori mund të krijoj shumë
jone që të mbush hapësirën me ajër të pastër
dhe natyral. Familja Juaj do të kënaqet në
ajër të pastër, natyral dhe të shëndetshëm.
Mbledhësi i pluhurit me plazma mund të krijoj
zonë jonizimi. Me kalimin nëpër gjeneratorin
me voltazh të lartë ajri shndërrohet në
plazma. Filtri elektrostatik tërheq 95% të
grimcave të pluhurit, tymit dhe polenit.
Funksioni i ndjekjes
Telekomanda shërben si një termostat i
largët, që mundëson kontroll preciz të
temperaturës dhe pozitës.
Për aktivizim të funksionit ndjekje ktheni
telekomandën kah njësia dhe shtypni sustën
Follow Me. Në telekomandë do të paraqitet
temperatura në atë pozitë. Telekomanda do
të dërgoj sinjal mbi pozitën. Telekomanda do
të dërgoj këtë sinjal çdo 3 minute deri sa nuk
shtypet përsëri susta Follow Me. Nëse njësia
nuk pranon sinjalin e ndjekjes brenda 7
minutash njësia do të jep sinjal zëri si shenjë
se funksioni ndjekje nuk është më aktiv.
Treguesi TIMER
Shfaqet gjatë punës së kohëmatësit
(tajmerit).
Treguesi CLEAN AIR (sipas
zgjedhjes)
Shfaqet kur është aktivizuar funksioni i
ajrit të pastër.
Funksioni vetë-pastrim (opsionale)
·
Funksioni përdoret pas ndërprerjes s[
ftohjes për pastrim të avulluesit që të
mbetet i freskët për përdorimin e ardhshëm.
·
Ky funksion është shumë i thjeshtë për
përdorim pasi që aktivizohet nëpërmjet
telekomandës.
Vërejtje:
·
Ky funksion është në dispozicion vetëm
gjatë ftohjes (automatike ose të detyruar)
dhe tharjes.
·
Para aktivizimit të funksionit rekomandohet
që kondicioneri të ftohet për rreth gjysmë
ore.
·
Pas aktivizimit të funksionit të vetë-pastrimit
gjithë rregullimet e kohëmatësit anulohen.
·
Nëse gjatë vetë-pastrimit përsëri shtypet
susta SELF CLEAN në telekomandë,
funksioni i vetë-pastrimit do të ndërkrehet
dhe pajisja do të pushoj me punë.
Funksioni lëvizjes së përsëritshme
automatike
Pas kthimit të furnizimit pas ndërprerjes së
energjisë elektrike kondicioneri do të vazhdoj
me punë sipas rregullimeve të mëparshme.

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Acp-12ch35aeti-w