Download Print this page

Rregullimi I Drejtimit Të Qarkullimit Të Ajrit - Vivax ACP-12CH35AETI-B User Manual

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 172
UDHËZIME PËR PËRDORIM
Rregullimi i drejtimit të qarkullimit të ajrit
Leva
Rregulloni mirë qarkullimin e ajrit, nëse kjo nuk
bëhet mund të kemi pakëndshmëri ose temperaturë të
jo-barabartë të dhomës.
Rregulloni lopatëzën vertikale me ndihmën e telekomandës.
Rregulloni lopatëzën vertikale manualisht.
Rregullimi i drejtimit vertikal të qarkullimit të ajrit
(lart-poshtë)
Kryeni këtë rregullim gjatë punës së pajisjes.
Rregulloni drejtimin e qarkullimit të ajrit nëpërmjet
telekomandës. Lopatëza me çdo shtypje largohet
për kënd prej 6° ose mund të vendoset lëvizja
automatike lartë-poshtë. Për detaje ju lutemi shihni
„UDHËZIME PËR PËRDORIM TË
TELEKOAMNDËS".
Rregullimi i drejtimit horizontal të qarkullimit të ajrit
(majtas-djathtas)
Rregulloni manualisht lopatëzën vertikale me anë të levës
në anën e majtë ose djathtë të lopatëzës (varësisht prej
modelit). Keni kujdes mos të lëndoni gishtat me ventilatorin,
lopatëzën horizontale ose mos të dëmtoni lopatëzën
vertikale. Kur punon kondicioneri i ajrit dhe lopatëza
horizontale gjendet në pozitë të caktuar, vendosni
lopatëzën nga ana e majtë (ose djathtë, varësisht prej
modelit) të daljes për ajër në pozitën e dëshiruar.
KUJDES
·
Sustat AIR DIRECTION dhe SWING do të bëhen jofunksionale kur
nuk punon kondicioneri i ajit (përfshirë edhe kur është kyçur
kohëmatësi).
·
Mos leni kondicionerin të punoj gjatë kohë me qarkullimin e ajrit të
drejtuar poshtë gjatë nxehjes ose tharjes. Në të kundërtën në
sipërfaqen e lopatëzës horizontale mund të kondensohet avull uji dhe
të pikoj në dysheme ose mobilie.
·
Mos lëvizni manualisht lopatëzën horizontale. Gjithmonë përdorni
sustën AIR DIRECTION ose SWING. Në qoftë se lëvizni këtë lopatëz
manualisht gjatë punës mund të dëmtohet. Nëse lopatëza dëmtohet
ç'kyçni kondicionerin e ajrit dhe pastaj kyçeni përsëri.
·
Nëse kyçni kondicionerin e ajrit menjëherë pas kyçjes, lopatëza
horizontale mund mos të lëviz për përafërsisht 10 sekonda.
·
Këndi i hapjes së lopatëzës horizontale nuk duhet të jetë tepër i vogël
sepse funksionet nxehje ose tharje mund të dobësohen me kufizim të
tepërt të sipërfaqes për qarkullim të ajrit.
·
Mos përdorni kondicionerin e ajrit me lopatëz horizontale në pozitë të
mbyllur.
·
Nëse kyçni kondicionerin e ajrit në rrymë (për herë të parë), lopatëza
horizontale mund të lëshoj zë për 10 sekonda, që është normale.

Hide quick links:

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Acp-12ch35aeti-w