Samsung MC28M6075 Series User Manual page 273

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 394
Këshilla
Shkrirja e gjalpit
Vendosni 50 g gjalpë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Mbulojeni me kapak plastik.
Nxeheni për 30-40 sekonda me 900 W, derisa gjalpi të shkrijë.
Shkrirja e çokollatës
Vendosni 100 g çokollatë në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Nxeheni për 3-5 minuta
me 450 W, derisa çokollata të shkrijë. Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza
gatimi kur ta nxirrni jashtë!
Shkrirja e mjaltit të kristalizuar
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një pjatë të vogël e të thellë prej qelqi. Nxeheni për 20-30
sekonda në 300 W, derisa mjalti të shkrijë.
Shkrirja e xhelatinës
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë. Vendoseni xhelatinën e kulluar
në një tas të vogël pireks, prej qelqi. Nxeheni për 1 minutë në 300 W. Trazojeni pasi të ketë
shkrirë.
Gatimi i shtresës/veshjes (Për kekë dhe për ëmbëlsira)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë. Gatuajeni të
pambuluar në një tas qelqi pireks për 3½ deri në 4½ minuta në 900 W, derisa shtresa/veshja të
jetë transparente. Trazojeni dy herë gjatë gatimit.
Gatimi i reçelit
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim dhe trazojeni
mirë. Gatuajini të mbuluar për 10-12 minuta në 900 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit. Hidheni
drejtpërdrejt në enë të vogla prej qelqi, të vulosura me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
Untitled-14 49
Gatimi i budingut
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar udhëzimet e
prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me madhësi të përshtatshme dhe me
kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri në 7½ minuta në 900 W. Trazoni disa herë gjatë gatimit.
Skuqja e fetave të bajameve
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë qeramike me
madhësi mesatare. Trazojeni disa herë gjatë pjekjes për 3½ deri në 4½ minuta në 600 W. Lëreni
të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
Shqip 49
2017-06-13
3:06:41

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mc28m6075cs

Table of Contents