Ringrohja E Lëngjeve; Ringrohja E Ushqimit Të Bebeve; Shënim - Samsung MC28M6075 Series User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 394
Ringrohja e lëngjeve
Lini gjithmonë një kohë qëndrimi prej të paktën 20 sekondash pasi të jetë fikur furra, për të
lejuar që temperatura të bëhet e njëtrajtshme. Trazojini gjatë nxehjes, nëse është e nevojshme
dhe trazojini GJITHMONË pas nxehjes. Për të shmangur vlimin shpërthyes dhe djegien e
mundshme të tyre, duhet të vendosni një lugë ose një shkop qelqi brenda lëngjeve dhe trazojini
para, gjatë dhe pas nxehjes.
Ringrohja e ushqimit të bebeve
Ushqimi i bebeve:
Zbrazeni në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me kapak plastik. Trazojeni mirë
pas ringrohjes! Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta para se ta shërbeni. Trazojeni përsëri dhe
kontrolloni temperaturën. Temperatura e rekomanduar e shërbimit: ndërmjet 30-40 °C.
Qumështi për bebet:
Hidheni qumështin në një shishe qelqi të sterilizuar. Ringroheni të pambuluar. Mos e nxehni kurrë
biberonin me kapësen të vendosur, pasi shishja mund të shpërthejë nëse mbinxehet. Tundeni
mirë para se ta lini të qëndrojë dhe tundeni përsëri para se ta shërbeni! Kontrollojeni gjithmonë
me kujdes temperaturën e qumështit ose të ushqimit për bebe para se t'ia jepni. Temperatura e
rekomanduar e shërbimit: afërsisht 37 °C.
Untitled-14 41
Shënim:
Ushqimi i fëmijës ka nevojë veçanërisht të kontrollohet me kujdes para se të shërbehet, për
të parandaluar djegiet. Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në tabelën tjetër si udhëzues për
ringrohje.
Ringrohja e lëngjeve dhe e ushqimit
Përdorni nivelet e fuqisë dhe kohët në këtë tabelë si udhëzues për ringrohje.
Ushqimi
Madhësia e racionit
Pijet (kafe, çaj dhe
150 ml (1 filxhan)
ujë)
300 ml (2 filxhanë)
450 ml (3 filxhanë)
600 ml (4 filxhanë)
Udhëzimet
Hidheni në filxhanë dhe ringroheni të pambuluar. 1 filxhan në mes, 2
filxhanë përbri njëri-tjetrit, 3 filxhanë në formë rrethi. Lëreni në furrën
me mikrovalë gjatë kohës së qëndrimit dhe trazojeni mirë. Shërbejeni
pasi e keni lënë për 1-2 minuta.
Supë (e ftohtë)
250 g
350 g
450 g
550 g
Udhëzimet
Hidheni në një pjatë të thellë qeramike ose në një tas të thellë
qeramike. Mbulojeni me kapak plastik. Trazojeni mirë pas ringrohjes.
Trazojeni përsëri para se ta shërbeni. Shërbejeni pasi e keni lënë për
2-3 minuta.
Çorbë (e ftohtë)
350 g
Udhëzimet
Vendoseni çorbën në një pjatë të thellë prej qeramike. Mbulojeni me
kapak plastik. Trazojini herë pas here gjatë ringrohjes dhe përsëri para
se t'i lini të qëndrojnë dhe para se t'i shërbeni. Shërbejeni pasi e keni
lënë për 2-3 minuta.
Ndezje/fikje
Koha (min.)
900 W
1-1½
2-2½
3-3½
3½-4
600 W
4-4½
5½-6
6½-7
8-8½
600 W
4½-5½
Shqip 41
2017-06-13
3:06:41

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Mc28m6075cs

Table of Contents