Pastrimi Dhe Kujdesi - Samsung NZ64M3NM1BB/OL User Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

pastrimi dhe kujdesi

PIANURA
Agjentët e pastrimit nuk duhet të bien në kontakt me sipërfaqen e nxehtë
PARALA-
të xhamit qeramik. Të gjithë agjentët e pastrimit duhet të hiqen me sasitë
JMËRIM
përshtatshme uji pas pastrimit pasi kanë efekt kaustik kur sipërfaqja
është e nxehtë. Mos përdorni pastrues gërryes si spërkatës skare ose
furre, kruajtëse ose pastrues gërryes për tenxhere.
Pastrojeni sipërfaqen prej xhami qeramik pas çdo përdorimi ndërsa është
ende e ngrohtë. Kjo nuk do të lejë që derdhjet të ngjiten në sipërfaqe.
Hiqni kripërat, shenjat e ujit, spërkatjet e yndyrës dhe çngjyrimet metalike
duke përdorur një pastrues për xham qeramik ose inoks që gjendet në
treg.
Ndotjet e lehta
1. Fshijeni sipërfaqen e xhamit qeramik me një leckë të njomë.
2. Thajeni me një leckë të pastër. Mbetjet e agjentit të pastrimit nuk duhet të
lihen mbi sipërfaqe.
3. Pastrojeni komplet sipërfaqen e xhamit qeramik njëherë në javë me pastrues
për xham qeramik ose inoks që gjendet në treg.
4. Fshijeni sipërfaqen e xhamit qeramik duke përdorur sasi të përshtatshme uji të
pastër dhe thajeni me një leckë të pastër pa push.
Ndotjet e forta
1. Për të hequr ushqimet që janë derdhur dhe spërkatjet e vështira, përdorni një
kruajtëse xhami.
2. Vendoseni kruajtësen e xhamit në njëfarë këndi me sipërfaqen e xhamit
qeramik.
3. Pastrojeni ndotjen duke e kruajtur me thikën e saj.
Kruajtëset e xhamit dhe pastruesit e xhamave qeramikë mund të gjenden në
dyqanet speciale.
pastrimi dhe kujdesi _35

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents