Samsung NZ64M3NM1BB/OL User Manual page 50

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
- Nëse përdorni kordon zgjatues dhe nëse e ndani prizën me
pajisje të tjera duke përdorur prizë shumëfishuese ose nëse e
zgjatni kordonin e energjisë, kjo mund të çojë në goditje elektrike
ose zjarr.
- Mos përdorni transformator elektrik. Kjo mund të shkaktojë
goditje elektrike ose zjarr.
Instalimi i kësaj pajisjeje duhet të bëhet nga një teknik i
kualifikuar ose nga një kompani servisi.
- Nëse nuk veprohet kështu, kjo mund të shkaktojë goditje
elektrike, zjarr, shpërthim, probleme me produktin, ose lëndime.
Pajisja duhet të instalohet në mënyrë të tillë që të jetë e mundur
të shkëputet nga energjia pasi është instaluar.
Shkëputja mund të bëhet e mundur duke e vendosur spinën
në vend të arritshëm ose duke instaluar një çelës në instalimet
elektrike sipas rregullave për instalimet elektrike.
Mos e instaloni këtë pajisje pranë një ngrohëseje, pranë
materialeve të djegshme. Mos e instaloni pajisjen në një vend të
lagësht, me vaj apo me pluhur, në një vend të ekspozuar ndaj
dritës direkte të diellit dhe ujit (pikat e shiut).
Mos e instaloni pajisjen në një vend ku mund të rrjedhë gaz.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Kjo pajisje nuk është bërë për t'u instaluar në automjete,
karavanë, pajisje të ngjashme, etj.
Kjo pajisje duhet të tokëzohet si duhet.
Mos e tokëzoni pajisjen në një tub gazi, tub uji plastik, ose linjë
telefoni.
- Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, shpërthim, ose
probleme me produktin.
- Asnjëherë mos e lidhni kordonin e energjisë në një prizë që
nuk është e tokëzuar si duhet, dhe sigurohuni që ajo të jetë
në përputhje me kodet vendëse dhe kombëtare.
SHENJA KUJDESI PËR INSTALIMIN
KUJDES
Kjo pajisje duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që spina e
energjisë të jetë e arritshme me lehtësi.
6_ udhëzime sigurie

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents