Samsung NZ64M3NM1BB/OL User Manual page 72

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRDORIMI I ENËVE TË PËRSHTATSHME
Tenxheret më të mira japin rezultate më të mira.
Mund t'i dalloni tenxheret e mira nga bazamenti që kanë. Këto bazamente
duhet të jenë sa më të trasha dhe sa më të sheshta.
Kur blini tenxhere të reja, kushtojini vëmendje diametrit të bazës. Prodhuesit
shpesh japin vetëm diametrin e buzës së sipërme.
Mos përdorni tenxhere që kanë bazament të dëmtuar me anë të ashpra ose
të gërvishtura. Mund të gërvishtni pianurën nëse këto tenxhere rrëshqasin
sipër.
Kur janë të ftohta, bazamentet e tenxhereve normalisht janë pak të harkuara
për brenda (konkave). Asnjëherë nuk duhet të jenë të harkuara për jashtë
(konveks).
Nëse doni të përdorni një lloj të veçantë tenxhereje, për shembull, tenxhere
me presion, tigan për zierje, ose tigan wok, ju lutem ndiqni udhëzimet e
prodhuesit.
Këshilla për kursimin e energjisë
Mund të kurseni energji të çmuar duke ndjekur pikat e mëposhtme.
Gjithmonë vendosini tenxheret dhe
tiganët para se të ndizni zonën e gatimit.
Zonat e gatimi dhe bazamentet e
tenxhereve që janë pis rritin konsumin e
energjisë.
Kur është e mundur, vendosni kapakët
mirë mbi tenxhere dhe tiganë për t'i
mbuluar komplet.
Fikini zonat e gatimit para se të mbarojë
koha e gatimit në mënyrë që të përdorni
nxehtësinë e mbetur për t'i mbajtur
ushqimet të ngrohta ose për t'i shkrirë.
28_ përdorimi i pianurës

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents