Samsung NZ64M3NM1BB/OL User Manual page 60

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
instalimi i pianurës
Sigurohuni që pajisja të instalohet dhe tokëzohet vetëm nga
PARALA-
personeli i kualifikuar.
JMËRIM
Ju lutem ndiqni këto udhëzime. Garancia nuk mbulon asnjë
dëmtim që mund të ndodhë si rezultat i instalimit jo të mirë.
Të dhënat teknike gjenden në fund të këtij manuali.
UDHËZIME SIGURIE PËR INSTALUESIN
Duhet të sigurohet një pajisje në instalimin elektrik që i jep
mundësi pajisjes të shkëputet nga energjia elektrike në të gjitha
polet me një gjerësi distance kontakti prej të paktën 3 mm.
Pajisjet të përshtatshme izolimi mund të jenë automatë, siguresa
(siguresat me vidhosje duhen hequr nga mbajtësja), automatë
tokëzimi dhe kontaktorë.
Në lidhje me mbrojtjen nga zjarri, kjo pajisje i përmbahet
standardit EN 60335 - 2 - 6. Kjo lloj pajisjeje mund të instalohet
me një dollap të lartë ose mur në njërën anë.
Nuk mund të montohen sirtarë poshtë pianurës.
Instalimi duhet të garantojë mbrojtje ndaj goditjeve.
Njësia e kuzhinës në të cilën montohet pajisja duhet të plotësojë
kërkesat e stabilitetit të standardit DIN 68930.
Për mbrojtje nga lagështia, të gjitha sipërfaqet e prera duhet të
izolohen me izolues të përshtatshëm.
Në sipërfaqet me pllaka, bashkimet në pjesën ku qëndron
pianura duhet të mbushen komplet me bojak.
Sigurohuni që izolimi të bëhet mirë mbi sipërfaqe pa asnjë
boshllëk. Nuk duhet të përdoret silikon izolues shtesë; kjo do ta
bënte heqjen shumë të vështirë kur bëhen ripiarime.
Pianura duhet të shtyhet nga poshtë kur hiqet.
Duhet të montohet një dërrasë poshtë pianurës.
Hapësira e ajrimit midis banakut dhe pjesës përpara të njësisë
poshtë saj nuk duhet mbuluar.
16_ instalimi i pianurës

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents