Download Print this page

Philips AVENT SCD971 Manual page 866

Hide thumbs Also See for AVENT SCD971:

Advertisement

866
Shqip
Aplikacioni
Pse më dalin imazhe
bardh e zi në vend të
atyre me ngjyra?
Pse aplikacioni nuk më
njofton se foshnja po
qan?
Pse nuk mund të lidhemi
në të njëjtën kohë unë
dhe partneri im me
monitorin e foshnjës?
Pse nuk mund të flas me
njësinë e foshnjës pasi
shtyp butonin e bisedës
së drejtpërdrejtë në
aplikacion?
Unë jam tashmë një
përdorues vizitor, pse nuk
mund të shoh dot
transmetim video të
drejtpërdrejtë?
A duhet ta mbaj të hapur
aplikacionin për të
monitoruar foshnjën
time?
Monitori i foshnjës ka kaluar në modalitetin e shikimit natën sepse dhoma ku
është vendosur monitori i foshnjës është e errët.
Nëse ka dritë të mjaftueshme në dhomë, sensori i dritës në monitorin e foshnjës
mund të jetë i mbuluar ose i pistë. Sigurohuni që ky sensor të jetë plotësisht i
ekspozuar ndaj dritës në dhomë.
Kontrolloni fuqinë e sinjalit të Wi-Fi në faqen e cilësimeve të aplikacionit dhe që
funksionon më mirë kur tregon «Shkëlqyeshëm» ose «Mirë».
Pragu i tingujve për njoftime mund të jetë caktuar shumë i ulët. Në këtë rast,
aplikacioni do t'ju njoftojë vetëm kur foshnja të prodhojë shumë tinguj. Hapni
cilësimin e aplikacionit për të caktuar pragun e tingujve më të lartë për t'u
siguruar që të njoftoheni më shpejt.
Ndoshta keni çaktivizuar zërin në pajisjen tuaj inteligjente, ngrini volumin.
Kontrolloni nëse e keni aktivizuar funksionin e njoftimeve në cilësimet e
aplikacionit.
Kontrolloni nëse e keni aktivizuar funksionin e njoftimeve në cilësimet e pajisjes
tuaj inteligjente.
Kontrolloni nëse keni të drejta shikimi si vizitor. Funksioni i njoftimeve është i
çaktivizuar për përdoruesit vizitorë.
Përdoruesi administrator dytësor nuk ka nevojë të kalojë sërish të njëjtin proces
lidhjeje, ju duhet vetëm të ftoni partnerin tuaj si një përdorues administrator
përmes aplikacionit.
Nëse nuk dëshironi që partneri juaj të ketë akses të plotë, ftojeni partnerin tuaj
të identifikohet si përdorues vizitor. Të drejtat e aksesit të përdoruesve vizitorë
kanë kufizime. Për detaje, ju lutemi t'i referoheni kapitullit «Menaxhimi i
llogarisë».
Ndoshta funksionaliteti i bisedës së drejtpërdrejtë është aktiv nëpërmjet njësisë
së prindit ose aplikacionit të partnerit tuaj.
Njësia e prindit ka një prioritet më të lartë në përdorimin e funksionit të bisedës
së drejtpërdrejtë.
Ndoshta administratori ka aktivizuar përkohësisht modalitetin e privatësisë. Ju
duhet të kishit marrë një njoftim për këtë.
Monitori i foshnjës mund të jetë jashtë linje. Për të marrë një njoftim kur
monitori i foshnjës del jashtë linje në të ardhmen, aktivizoni njoftimet e
aplikacionit nga menyja e cilësimeve të aplikacionit.
Jo, aplikacioni mund të monitorojë në sfond ndërsa ju bëni gjëra të tjera.
Aktivizoni monitorimin në sfond nga menyja e cilësimeve «Monitorimi dhe
Video» të cilësimeve të monitorit të foshnjës, vendoseni aplikacionin në sfond
duke kyçur telefonin inteligjent ose duke shkuar në ekranin kryesor të telefonit
inteligjent. Ju do të jeni në gjendje të dëgjoni tingujt e foshnjës tuaj edhe nëse
aplikacioni nuk është i hapur. Për më tepër, ju ende mund të merrni njoftime
«push».

Advertisement

loading
Need help?

Need help?

Do you have a question about the AVENT SCD971 and is the answer not in the manual?

Subscribe to Our Youtube Channel

This manual is also suitable for:

Avent scd973