Download Print this page

Philips AVENT SCD971 Manual page 855

Hide thumbs Also See for AVENT SCD971:

Advertisement

Modaliteti Eco
Shënim: Drita e bardhë e lidhjes tregon se njësia e prindit është ende e ndezur
dhe e lidhur me njësinë e foshnjës.
Shënim: Kur ndjeshmëria nuk është caktuar në nivelin më të lartë, tingujt e ulët
nuk do të dëgjohen.
Shënim: Caktojeni nivelin e ndjeshmërisë në nivelin më të lartë për të pasur zë pa
ndërprerje në njësinë e prindit. Ju lutemi të shihni kapitullin «Modalitetet dhe
ndjeshmëria» për më shumë informacion.
Nëse foshnja juaj lëshon një tingull, dritat e nivelit të zërit ndizen dhe tingujt e
diktuar nga njësia e foshnjës transmetohen te njësia e prindit. Për sa kohë që nuk
diktohet asnjë tingull, dritat e nivelit të zërit rrinë të fikura.
1 Shtypni butonin e modalitetit në pjesën e sipërme majtas të njësisë së prindit.
2 Shtypni pjesën e poshtme të butonit të komandimit për të kaluar në
modalitetin Eco.
3 Shtypni butonin e konfirmimit për të zgjedhur modalitetin Eco.
Shënim: Kur ekrani është i ndezur, modaliteti i zgjedhur është i dukshëm në
shiritin e gjendjes. Shiriti i gjendjes nuk duket me ekranin të fikur.
Dritat e ekranit dhe nivelit të zërit fiken kur nuk diktohet asnjë tingull për 20
sekonda. Drita e modalitetit Eco bëhet e bardhë për të treguar se njësia e prindit
është ende e ndezur dhe se është aktivizuar modaliteti Eco.
Kur njësia e foshnjës kap një tingull, ekrani dhe drita e nivelit të zërit të njësisë së
prindit ndizen menjëherë. Videoja dhe tingujt transmetohen te njësia e prindit
dhe dritat e nivelit të zërit bëhen të bardha.
Për sa kohë që nuk diktohet asnjë tingull, dritat e nivelit të zërit rrinë të fikura.
Shënim: Niveli minimal për aktivizimin e zërit dhe të ekranit përcaktohet nga
cilësimi i ndjeshmërisë.
855
Shqip

Advertisement

loading
Need help?

Need help?

Do you have a question about the AVENT SCD971 and is the answer not in the manual?

Questions and answers

This manual is also suitable for:

Avent scd973