2 Shtypni pjesën e poshtme të butonit të komandimit për të shkuar te zëri i
menysë «Zgjidhni tingullin», shtypni butonin e konfirmimit për të aksesuar
listën e tingujve qetësues.
3 Shtypni pjesën e sipërme ose të poshtme të butonit të komandimit për të
shfletuar listën.
4 Shtypni butonin e konfirmimit për të zgjedhur ose çzgjedhur atë që dëshironi
të luani. Ju gjithashtu mund të zgjidhni «Të gjitha ninullat» për të luajtur 5
ninullat e para.
5 Shkoni te «Luaj» dhe shtypni butonin e konfirmimit për të filluar luajtjen e
tingullit të zgjedhur.
Nëse dëshironi të ndaloni, shtypni përsëri butonin e konfirmimit.
Shiriti i gjendjes i njësisë së prindit tregon emrin e tingullit që po luhet.
Këshillë: Mbani të shtypur gjatë butonin e tingujve qetësues për të filluar ose
ndaluar luajtjen e tingullit të zgjedhur.
Mund ta caktoni nivelin e volumit të tingullit ose ninullës nga njësia e prindit.
Shtypni pjesën e majtë ose të djathtë të butonit të komandimit për të zgjedhur
nivelin e volumit.
Mund ta caktoni me planifikues kohor ndalimin e tingullit qetësues. Bëjeni këtë
nga njësia e prindit.
Shtypni pjesën e majtë ose të djathtë të butonit të komandimit për të zgjedhur
orën që preferoni.
857
Shqip
Need help?
Do you have a question about the AVENT SCD971 and is the answer not in the manual?