Download Print this page

Kontrolli I Korrëses Së Barit; Puna Me Kositësen E Barit - Stihl RME 235.0 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for RME 235.0:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 23
Shqip
► Lëshoni butonin e kyçjes (1).
► Mbani dorezën mbajtëse dhe dorezën e
marsheve (2) me dorën e djathtë në mënyrë
që gishti i madh të përmbyllë dorezën
mbajtëse (3).
8.2
Fikeni korrësen e barit
► Lëshoni shiritin e çelësit.
► Prisni derisa thika të mos rrotullohet më.
► Nëse thika vazhdon të rrotullohet: Shkëputni
bashkimin e kordonit zgjatues nga spina
elektrike e korrëses së barit dhe vizitoni një
shitës STIHL.
Korrësja e barit është e prishur.
9
Kontrolli i korrëses së barit
9.1
Kontrolli i komandave
Butoni i kyçjes dhe doreza e marsheve
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Shtypni butonin e kyçjes dhe lirojeni.
► Tërhiqeni dorezën e marsheve tërësisht në
drejtimin e timonit dhe lirojeni sërish.
► Nëse butoni i kyçjes ose doreza e marsheve
është e kyçur ose nuk kthehet sërish në
pozicionin fillestar: Mos e përdorni korrësen e
barit dhe kontaktoni me shitësin e STIHL.
Butoni i kyçjes ose doreza e marsheve ka
defekt.
Ndezja e korrëses së barit
► Futeni korrësen e barit në një prizë duke
përdorur një kordon zgjatues.
► Shtypni butonin e kyçjes me dorën e djathtë
dhe mbajeni.
► Tërhiqeni tërësisht dorezën e marsheve me
dorën e majtë në drejtimin e dorezave
mbajtëse dhe mbajeni në mënyrë që gishti i
madh të rrethojë dorezën.
Thika rrotullohet.
► Nëse thika nuk rrotullohet: Fikni korrësen e
barit, shkëputni kordonin zgjatues nga korrësja
e barit dhe vizitoni një shitës STIHL.
Korrësja e barit është e prishur.
► Lëshojeni butonin e kyçjes dhe dorezën e
marsheve.
Thika ndalon rrotullimin pas një kohe të
shkurtër.
► Nëse thika vazhdon të rrotullohet: Shkëputni
bashkimin e kordonit zgjatues nga spina
elektrike e korrëses së barit dhe vizitoni një
shitës STIHL.
Korrësja e barit është e prishur.
374
9 Kontrolli i korrëses së barit
9.2
Kontrolli i thikës
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Korrësen e barit anojeni anash dhe vendoseni
poshtë,
14.1.
► Masni sa më poshtë:
– Forcën a
– Shkurtimi b
– Këndi i mprehjes c
► Verifikoni forcën (a) në disa pika të thikës (1)
në disa vende me anë të një kalibri.
Nëse nuk arrihet forca minimale: Ndërrojeni
thikën,
18.2.
► Vendoseni vizoren (2) në skajin e përparmë të
thikës dhe matni shkurtimin (b).
Nëse shkurtimi tejkalohet: Ndërrojeni thikën,
18.2.
► Nëse nuk ruhet këndi i mprehjes (c): Mprihni
thikën,
18.2.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me shitësin
e STIHL.
10 Puna me kositësen e barit
10.1
Mbajtja dhe drejtimi i korrëses
së barit
► Mbajeni timonin me të dyja duart në mënyrë
që gishtat e mëdhenj të përmbyllin dorezat.
0478-121-9805-A

Advertisement

loading