Download Print this page

Mirëmbajtja - Stihl RME 235.0 Instruction Manual

Hide thumbs Also See for RME 235.0:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 23
15 Mirëmbajtja
► Mbajeni korrësen e barit nga timoni (1), anojini
anash dhe vendoseni poshtë.
14.2
Pastrimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit.
Thika nuk duhet të rrotullohet.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Lëreni korrësen e barit të ftohet.
► Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojeni kanalin e daljes me një furçë të
butë ose leckë të njomë.
► Pastroni kontaktet elektrike të korrëses së
barit me një furçë boje ose furçë të butë.
Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
UDHËZIM
■ Pastrimi me një pastrues me presion të lartë
ose me rryma uji mund të dëmtojë pajisjen.
► Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
presion të lartë ose me rrymë uji.
15 Mirëmbajtja
15.1
Intervali i mirëmbajtjes
Intervali i mirëmbajtjes varet nga kushtet e
mjedisit dhe të punës. STIHL rekomandon
intervalin e mëposhtëm të mirëmbajtjes:
Vjetore
► Kryeni mirëmbajtjen e korrëses së barit tek një
shitës i specializuar STIHL.
15.2
Montimi dhe çmontimi i thikave
15.2.1
Heqja e thikës
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Korrësen e barit anojeni anash dhe vendoseni
poshtë.
0478-121-9805-A
► Mbani me një dorë thikën (1).
► Zhvidhosni vidën (2) në drejtimin e shigjetës
dhe hiqeni me drejtuesin (3).
► Hiqni thikën (1).
► Hiqeni vidën (2) dhe drejtuesin (3).
Për montimin e thikës (1) përdorni një vidë të
re dhe një drejtues të ri.
15.2.2
Montimi i thikës
► Fikeni korrësen e barit.
► Shkëputni bashkimin e kordonit zgjatues nga
spina e rrymës së korrëses së barit.
► Korrësen e barit anojeni anash dhe vendoseni
poshtë.
► Pastroni sipërfaqen e vendosjes së thikës dhe
mbajtësen e thikës.
► Vendoseni thikën (1) mbi mbajtësen e thikës,
duke i vënë në drejtimin sipër krahët e
përkulur lart.
► Futni kunjin udhëzues (2) të mbajtëses së
thikës në prerjen e thikës.
► Mbani me një dorë thikën (1) dhe vendosni
drejtuesin e ri (3).
► Vendosni Loctite 243 në filetimin e vidës së re
(4).
► Vidhosni vidën (4) dhe 15 - 20 shtrëngoni me
Nm.
15.3
Mprehja dhe balancimi i thikës
Nevojitet shumë praktikë për ta mprehur dhe
balancuar saktë thikën.
Shqip
377

Advertisement

loading