Drejtimi Manual (Pa Telekomandë) - Vivax Y-DESIGN ACP-09CH25AEYIs R32 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Drejtimi manual (pa telekomandë)
Si të drejtoni pajisjen pa telekomandë
Në rast se telekomanda juaja, për çfarëdo shkak, nuk funksionon, pajisjen mund ta
drejtoni manualisht me ndihmë të butonave MANUAL CONTROL (Drejtim
manual), që gjenden në njësinë e brendshme. Mbani në mend që drejtimi manual
nuk është zgjidhje afatgjatë dhe kuptohet që rekomandohet të keni telekomandë
funksionale për drejtim të pajisjes për klimatizim.
PARA DREJTIMIT MANUAL
Njësia duhet të shkyçet para drejtimit manual.
Për drejtim manual të pajisjes:
1. Ngrehni pllakën e përparme të njësisë derisa nuk dëgjoni zërin dhe derisa nuk
ndalet pllaka në atë pozitë.
2. Gjejeni butonin MANUAL CONTROL në anën e djathtë të pajisjes.
3. Shtypni njëherë butonin MANUAL CONTROL që të aktivizoni mënyrën e punës
FORCED AUTO (mënyra e punës automatike me forcë).
4. Shtypni përsëri butonin MANUAL CONTROL që të aktivizoni mënyrën e punës
FORCED COOLING (ftohje me forcë).
5. Shtypni për herë të tretë butonin MANUAL CONTROL për shkyçje të pajisjes.
6. Mbyllni kapakun e përparmë të pajisjes.
KUJDES
Butoni manual është paraparë vetëm për testim dhe raste urgjente. Ju lutemi që këtë
funksion ta përdorni vetëm nëse keni humbur telekomandën ose nëse kjo është
shumë e nevojshme. Përdoreni telekomandën që të nisni pajisjen dhe ta drejtoni
përsëri.
Butoni Manual Control
12

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Y-design acp-12ch35aeyis r32

Table of Contents