Masa Të Sigurisë - Vivax Y-DESIGN ACP-09CH25AEYIs R32 User Manual

Table of Contents

Advertisement

Masa të sigurisë
Para instalimit lexoni masat e sigurisë
Instalimi i gabuar i shkaktuar nga mosrespektimi i udhëzimeve mund të çojë në
lëndime të rënda ose dëme. Serioziteti i dëmeve ose lëndimeve të mundshme
mund të klasifikohet si PARALAJMËRIM ose KUJDES.
PARALAJMËRIM
(KUJDES) Kjo shenjë tregon që injorimi i udhëzimeve mund të çojë
në lëndime ose dëmtim në pajisje ose posedimet tuaja.
PARALAJMËRIM
Këtë pajisje mund të përdorin fëmijë prej 8 vjet dhe persona me aftësi të zvogëluara
fizike, shqisore ose mendore ose me mangësi të përvojës dhe njohurive nëse janë
nën mbikëqyrje ose marrin udhëzime për përdorim të duhur dhe të sigurt, e nëse
kuptojnë rreziqet e mundshme. Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhen nga
fëmijë pa mbikëqyrje nga persona të rritur.
PARALAJMËRIME PËR INSTALIMIN
* Kontaktoni shitësin e autorizuar në lidhje me instalimin e pajisjes së klimatizimit.
Instalimi i gabuar mund të shkaktojë rrjedhje të ujit, goditje elektrike ose zjarri.
* Të gjitha riparimet, mirëmbajtjen dhe zhvendosjet e njësisë duhet të kryhen nga
një teknik i autorizuar. Riparimet e kryera në mënyrë të paligjshme mund të çojnë
në dëmtim apo mosfunksionim të pajisjes.
PARALAJMËRIME LIDHUR ME PËRDORIMIN E PAJISJES
* Në rast të ndodhisë me rrethana të jashtëzakonshme (p.sh. erë e djegies),
menjëherë shkyçni pajisjen dhe hiqeni prizën nga priza e murit. Kontaktoni
shitësin që t'ju ndihmojë në parandalimin e shokut elektrik, zjarrit ose lëndimit.
* Mos vëni gishtat, shufra ose objekte tjera në hapjet hyrëse ose dalëse për ajër.
Kjo mund të çojë në lëndim nëse ventilatori lëviz me shpejtësi të madhe.
* Mos përdorni spërkatës djegës si që janë llak për flokë, llak ose ngjyrë në afërsi të
pajisjes që mos të vijë në zjarr ose eksplozione.
* Mos përdorni pajisjen në afërsi të gazrave shpërthyese. Gazi i lëshuar mund të
mblidhet rreth pajisjes dhe të çojë në eksplozion.
Ky simbol tregon që injorimi i udhëzimeve mund të çojë në
rast vdekje ose lëndime të rënda.
4

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Y-design acp-12ch35aeyis r32

Table of Contents