Lidhja Elektrike; Këshilla Të Përgjithshme; Lidhja E Njësisë Së Brendshme; Lidhja E Njësisë Së Jashtme - Bosch Climate Class 6000i Installer's Manual

Hide thumbs Also See for Climate Class 6000i:
Table of Contents

Advertisement

Instalimi
3.5

Lidhja elektrike

3.5.1
Këshilla të përgjithshme
PARALAJMËRIM
Rrezik për jetën nga rryma elektrike!
Prekja e pjesëve elektrike që janë nën tension, mund të shkaktojë goditje
elektrike.
▶ Para punimeve në pjesët elektrike, ndërpriteni furnizimin me tension
shumëpolësh (siguresa/çelësi LS) dhe sigurojeni ndaj rindezjes pa
dashje.
▶ Punimet në sistemin elektrik mund të kryhen vetëm nga një elektricist
i miratuar.
▶ Respektoni masat e sigurisë sipas rregulloreve kombëtare dhe
ndërkombëtare.
▶ Nëse ka rrezik sigurie në tensionin e linjës apo në rast qarku të
shkurtër gjatë instalimit, informojeni operatorin me shkrim dhe mos i
instaloni pajisjet pa u zgjidhur problemi.
▶ Kryejini të gjitha lidhjet elektrike sipas planit të lidhjeve elektrike.
▶ Priteni izolimin e kabllos vetëm me veglat e posaçme.
▶ Mos lidhni asnjë konsumator tjetër në linjën elektrike të pajisjes.
▶ Mos ngatërroni fazën me nulin. Përndryshe mund të shkaktoni avari.
▶ Në rast lidhjeje fikse elektrike, instaloni një mbrojtëse nga
mbitensioni dhe një automat të përcaktuar për 1,5 herë konsumin
maksimal të energjisë së pajisjes.
3.5.2
Lidhja e njësisë së brendshme
Njësia e brendshme lidhet me njësinë e jashtme përmes një kablloje
komunikimi 4-telëshe të tipit H07RN-F. Prerja tërthore e përçuesit të
kabllos së komunikimit duhet të jetë minimumi 1,5 mm
KËSHILLË
Dëmet në pronë për shkak të lidhjes së gabuar të njësisë së
brendshme
Njësia e brendshme ushqehet me tension nga njësia e jashtme.
▶ Lidheni njësinë e brendshme vetëm te njësia e jashtme.
Për lidhjen e kabllos së komunikimit:
▶ Hapni kapakun e sipërm dhe të parmë.
– Lironi fiksuesit e kapakut të sipërm.
– Mbani kapakun e sipërm përkundër trupit dhe ngrijeni.
– Hiqni kapakun e parmë nga grepat dhe tërhiqeni shinën përpara.
( figura 15).
▶ Përgatitni fundin e kabllos së lidhjes [3] për njësinë e brendshme
( figura 16 deri 17).
▶ Hiqni vidën [4] dhe hiqni kapakun [5] e klemave të lidhjes.
▶ Përthyejeni për jashtë hyrjen e kabllos nga mbrapa njësisë së
brendshme dhe kaloni kabllon.
▶ Lidheni kabllon me klemat N, 1, 2.
▶ Lidhni përçuesin mbrojtës [2] te
▶ Vini re caktimin e telave në klema.
▶ Rilidhni kapakun e klemave të lidhjes.
▶ Rilidhni kapakun e parmë dhe të sipërm.
▶ Kaloni kabllot te njësia e jashtme.
146
2
.
.
3.5.3
Lidhja e njësisë së jashtme
Një kabllo elektrike (3 tela) dhe kablloja e komunikimit (4 tela) lidhen me
njësinë e jashtme. Përdorni kabllo të tipit H07RN-F me prerje të
majtueshme tërthore të përçuesit dhe sigurojeni lidhjen me linjën
elektrike përmes një sigurese ( tabela 7).
Njësia e jashtme
Mbrojtja e
rrjetit
Të gjithë tipat
16 A
tab. 7
▶ Përgatitni fundin e kabllos së korrentit ( figura 18).
▶ Përgatitni fundin e kabllos së komunikimit ( figura 19).
▶ Hiqni kapakët [3+6] të lidhjeve elektrike ( figura 20).
Modeli CLC6001i... ka vetëm kapakun e jashtëm [3].
▶ Sigurojeni kabllon e korrentit [2] dhe kabllon e komunikimit [1]
me kapësen [4]. Nëse është nevoja, vendoseni pjesën e dhënë [5]
ndërmjet tyre.
▶ Lidhni kabllon e korrentit me klemat N, 1 dhe
▶ Lidhni kabllot e komunikimit në klemat N, 1, 2 dhe
(caktimi i telave në klema sipas njësisë së brendshme).
▶ Rivendosni kapakët.
Climate Class 6000i/8000i – 6721831489 (2021/02)
Prerja tërthore e përçuesit
Kablloja
Kablloja e
elektrike
komunikimit
2
2
≥ 1,5 mm
≥ 1,5 mm
.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Climate class 8000iClc6001i-set 25 heClc6001i-set 35 heClc8001i-set 25 he tClc8001i-set 25 he sClc8001i-set 25 he r ... Show all

Table of Contents