Gorenje TCM330W Instruction Manual page 50

Turkish coffee maker
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 15
fortësisë së ujit. Kjo mbetje nuk përbën asnjë
rrezik për shëndetin e njeriut.
Mos e përdorni aparatin tuaj të kafesë pa ujë.
Në qoftë se dëshironi të vloni përsëri ujë, prisni
15-20 sekonda para se të përdorni pajisjen tuaj.
Mbusheni aparatin e kafesë me sasinë e ujit që
ju nevojitet, deri në një maksimum prej 330 ml
--MAX--.
Vendoseni aparatin e kafesë në bazën e
energjisë.
Pasi të ndizni çelësin, do të ndizet drita
treguese dhe uji do të fillojë të nxehet. Kur vlon
uji, vendoseni çelësin në pozicionin "off".
Mos e prekni pjesën e nxehtë të xhezves.
Mbajeni atë nga doreza.
Përpara se ta fikni pajisjen, hiqeni xhezven nga
baza elektrike.
Përgatitja e kafesë:
Ju mund ta përdorni aparatin tuaj të kafesë për
të përgatitur deri në 3 ose 4 filxhanë kafe.
Hidhni një sasi të mjaftueshme uji të ftohtë në
aparatin tuaj të kafesë, në varësi të numrit të
filxhanëve me kafe që ju nevojiten (deri në 330
ml, e cila mjafton për 3 deri në 4) persona).
Në qoftë se dëshironi të përgatisni kafe të
mesme për 1 person, përdorni 1 filxhan ujë, 1
kub sheqer dhe 1 lugë çaji kafe turke të bluar.
Vendoseni xhezven në bazën elektrike dhe
vendoseni çelësin në fuqinë e dëshiruar të
nxehjes, në varësi të sasisë së kafesë që po
bëni.
Në këtë kohë, përziejeni kafenë tuaj një ose dy
herë.
Kur kafeja të fillon të vlojë, fikeni pajisjen dhe
hidhni pak kafe në filxhana (për ajkë).
Rivendoseni xhezven në bazën e energjisë dhe
nxeheni përsëri. Kur kafeja të fillojë të ziejë
përsëri, hidheni kafenë e mbetur në filxhanë.
Mos e prekni pjesën e nxehtë të xhezves.
Mbajeni atë nga doreza.
Përpara se ta fikni pajisjen, hiqeni xhezven nga
baza elektrike.
Ju mund të përdorni sasi të ndryshme kafeje
ose sheqeri sipas shijes tuaj personale
Pajisja nuk është synuar për të ngrohur
qumësht.
KUJDES: Asnjëherë mos e mbushni
aparatin e kafesë mbi nivelin maksimal, pasi
kafeja e nxehtë me shkumë ose lëngjet e
tjera (p.sh. qumështi) mund të derdhen
gjatë nxehjes.
PASTRIMI
Gjatë pastrimit të pajisjes, keni parasysh
cepat e mprehtë.
Përpara pastrimit, fikeni çelësin e
ndezjes/fikjes që ndodhet në aparatin tuaj të
kafesë. Hiqeni kabllin elektrik dhe lereni
pajisjen që të ftohet.
Zbrazeni ujin nga pajisja juaj dhe fshijeni
pjesën e saj të jashtme me një leckë të thatë
ose pak të lagur.
Mos e zhysni asnjëherë njësinë e bazës
elektrike dhe xhezven në ujë, si dhe mos i lani
në pjatalarëse.
Për pastrimin e çfarëdo pjese të pajisjes,
shmangeni përdorimin e mjeteve kimike
pastruese dhe gërryese (zbardhues i
lëngshëm, acid klorhidrik etj.).
Heqja e smërçit:
Heqja periodike e gëlqeres që grumbullohet në
ngrohësin tuaj të ujit është e rëndësishme për
higjienën dhe ekonominë e energjisë.
Gëlqereja që përmban uji do të grumbullohet
dhe do të digjet në xhezven e kafesë, si dhe
do të formojë një shtresë kafe në bazën
nxehëse. Kjo mund të zvogëlojë efektivitetin e
pajisjes suaj.
Formacionet e vogla të gëlqeres mund të
hiqen me lehtësi duke e fshirë me furçë (mos
harroni që përpara se ta bëni këtë, të hiqni
pajisjen nga priza).
Për pajisjet shtëpiake mund të përdorni heqës
gëlqereje ose uthull të bardhë.
Për të pastruar pajisjen tuaj me një agjent për
heqjen e smërçit: vloni pak ujë në aparatin tuaj
të kafesë; pastaj, në ujin e vluar hidheni
agjentin për heqjen e smërçit dhe trazojeni.
Prisni një moment, vlojeni 2-3 minuta të tjera,
zbrazeni pajisjen dhe shpërlajeni xhezven e
kafesë 2-3 herë me ujë të pastër.
Për ta pastruar me uthull të bardhë: mbusheni
pajisjen tuaj me uthull të bardhë dhe prisni një
orë. Pastaj, derdheni uthullën dhe shpërlajen
xhezven e kafesë 2-3 herë me ujë të pastër.
Për ta pastruar me acid citrik: vloni 200 ml ujë
në xhezven e kafesë; pastaj, hidhni 25 gramë
acid citrik dhe prisni 15 minuta. Pastaj, zbrazeni
xhezven e kafesë dhe shpërlajeni 2-3 herë me
ujë të pastër. Përsëriteni procesin nëse është e
nevojshme. Kur përdorni acid citrik, gjithmonë
hidhni ujë dhe mos e pastroni pa ujë.
49

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents