Download Print this page

Samsung NV70F37 Series User Manual page 135

Built-in oven

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 282
Shënime rreth pastrimit me avull
• Bëni kujdes kur të hapni derën para përfundimit të procesit të pastrimit me avull; uji në fund
është i nxehtë.
• Hapni derën e furrës dhe hiqeni ujin e mbetur me anë të një sfungjeri.
• Mos e lini ujin e mbetur në furrë për një kohë të gjatë, për shembull, gjatë gjithë natës.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të furrës me një sfungjer dhe detergjent ose me një furçë të
butë. Njollat e forta mund të hiqen me tel enësh najloni.
• Njollat e ngjitura mund të hiqen me një leckë të lagur në uthull.
• Përdorni leckë të butë dhe ujë të pastër për të pastruar pjesën e brendshme. Mos harroni të
fshini poshtë gominës së derës së furrës.
• Nëse furra është ndotur shumë, procedura mund të përsëritet pasi të jetë ftohur furra.
• Nëse furra është shumë e ndotur me yndyrë, për shembull, pas keni skuqur ose pjekur,
rekomandohet që të vendosni detergjent në pjesën e ndotur para se të aktivizoni funksionin e
pastrimit të furrës.
• Pasi ta pastroni, lëreni derën e furrës 15° të hapur për të tharë plotësisht sipërfaqen e
brendshme të emaluar.
THARJE E SHPEJTË
1. Lëreni derën të hapur afërsisht 30°.
2. Caktojeni çelësin e funksionimit në modalitet të pandarë.
3. Shtypni butonin e funksionit.
4. Zgjidhni konveksionin me çelësin e zgjedhësit.
5. Caktoni kohën e gatimit në rreth 5 minuta dhe në një temperaturë prej 50 °C.
6. Fikeni furrën në fund të kësaj kohe.
SIPËRFAQE E EMALUAR KATALITIKE (OPSIONALE)
Veshja e heqshme e kapakut është e mbështjellë në emal katalitik në ngjyrë gri, i cili mund të
vishet me vaj dhe yndyrë që shpërndahet nga qarkullimi i ajrit gjatë nxehjes me konveksion. Këto
depozitime do të digjen në temperaturën e sobës prej 200 °C dhe më shumë, për shembull, gjatë
pjekjes ose skuqjes. Temperatura më e lartë do të shkaktojë djegie më të shpejtë.
1. Hiqni të gjitha pjesët shtesë nga furra.
2. Pastroni të gjitha sipërfaqet e furrës siç përshkruhet në seksionin e pastrimit me dorë.
3. Vendoseni furrën në sistemin e sipërm dhe të poshtëm të nxehtësisë.
4. Vendoseni nxehtësinë në 250 °C.
5. Vëreni në funksionim furrën për afërsisht 1 orë. Kohëzgjatja varet nga shkalla e ndotjes.
Çdo njollë e mbetur do të zhduket gradualisht me çdo përdorim të mëpasshëm të furrës në
temperatura të larta.
PASTRIMI ME DORË
KUJDES: SIGUROHUNI QË FURRA DHE PJESA SHTESË TË JENË TË FTOHTA PËRPARA
SE T'I PASTRONI
Pjesa e brendshme e furrës
• Për të pastruar pjesën e brendshme të furrës, përdorni një cohë të pastër dhe një solucion
delikat pastrimi ose ujë të ngrohtë me sapun.
• Mos e pastroni me dorë gominën e derës.
• Mos përdorni tel enësh ose sfungjerë pastrues.
• Për të shmangur dëmtimin e sipërfaqeve të emaluara të furrës, përdorni pastrues të zakonshëm
furre.
• Për të hequr njollat e forta, përdorni një pastrues të posaçëm për furrën.
Mos përdorni solucion gërryes pastrimi, furça të ashpra, tel enësh apo cohë të ashpër, fije metalike,
thika apo materiale të tjera gërryese.
NV70F3784LB_OL_DG68-00522K-01_SQ.indd 23
Shqip - 23
2014-05-05
5:20:15

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Nv66f37 series