Download Print this page

Samsung NV70F37 Series User Manual page 118

Built-in oven

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 282
Gjatë kohës që furra është në përdorim, fëmijët duhet të mbahen në distancë sigurie.
Ushqimet e ngrira, siç janë picat, duhet të gatuhen në skarën e madhe. Nëse përdorni tavën e
pjekjes, ajo mund të deformohet për shkak të ndryshimeve drastike të temperaturës.
Mos hidhni ujë në pjesën e fundit të furrës ndërkohë që është e nxehtë. Kjo gjë mund të dëmtojë
sipërfaqen e emaluar.
Dera e furrës duhet të qëndrojë e mbyllur gjatë gatimit.
Mos e mbuloni pjesën e fundit të furrës me letër alumini dhe mos vendosni mbi të tavë pjekjeje
apo tepsi. Letra e aluminit bllokon nxehtësinë, gjë që mund të dëmtojë sipërfaqen e emaluar duke
rezultuar në cilësi të dobët gatimi.
Lëngjet e frutave lënë njolla mbi sipërfaqen e emaluar të furrës, të cilat nuk hiqen. Kur gatuani
kekë shumë të lëngshëm, përdorni tavën e thellë.
Mos vendosni enë gatimi te dera e hapur e furrës.
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini fëmijët larg derës, gjatë hapjes ose mbylljes, pasi mund të përplasen me derën ose mund
të kapin gishtat.
Mos shkelni, mos u mbështesni, mos u ulni dhe mos vendosni gjëra të rënda mbi derë.
Mos e hapni derën me shumë forcë.
PARALAJMËRIM: Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti elektrik, madje edhe pasi të ketë
mbaruar procesi i gatimit.
PARALAJMËRIM: Mos e lini derën hapur ndërkohë që furra është duke punuar.
NDËRRIMI I LLAMBËS
Rrezik goditjeje elektrike! Përpara se të ndërroni
llambat e furrës, ndiqni hapat e mëposhtëm:
• Fikeni furrën.
• Shkëputeni furrën nga rrjeti elektrik.
• Mbrojeni llambën e furrës dhe kapakun prej xhami duke
vendosur një cohë në fund dhomëzës së furrës.
• Llambat mund të blihen në qendrën e shërbimit SAMSUNG.
NV70F3784LB_OL_DG68-00522K-01_SQ.indd 6
Shqip - 6
2014-05-05
5:20:02

Advertisement

loading

This manual is also suitable for:

Nv66f37 series