Përshkrimi I Punës - Makita 5604R Instruction Manual

Hide thumbs Also See for 5604R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
31. Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
sharrës në atë pjesë të materialit të punës
që mbështetet fort, jo në pjesën që do të
rrëzohet kur të bëhet prerja. Për të dhënë
shembuj, fig. 1 ilustron mënyrën E DUHUR
për të prerë pjesën fundore të një dërrase dhe
fig. 2 mënyrën E GABUAR. Nëse materiali i
punës është i shkurtër ose i vogël, fiksojeni
poshtë atë. MOS PROVONI T'I MBANI COPAT E
SHKURTRA ME DORË!
Fig. 1
Fig. 2
32. Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi
keni kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja
e poshtme të jetë mbyllur dhe fleta të ketë
ndaluar plotësisht.
33. Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
34. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
35. Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
36. Përdorni gjithmonë fletët e rekomanduara në
këtë manual. Mos përdorni disqe abrazive.
37. Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra. Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e pastruar
me pastrues pluhurash dhe palce druri, ujë ose
vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
38. Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që
njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të
rregullave të sigurisë për produktin në
fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja
e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
► Fig.1: 1. Vida shtrënguese
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë vidën e mbërthimit.
Lironi vidën e mbërthimit në niveluesin e thellësisë dhe
lëvizni bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë
e dëshiruar të prerjes duke shtrënguar vidën e mbërthimit.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i diskut. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
Prerje me buzë
► Fig.2: 1. Vida shtrënguese
Lironi vidat e mbërthimit para dhe mbrapa dhe anoni
veglën në këndin e dëshiruar për prerje me kënd
(0° - 45°). Shtrëngoni fort vidat e mbërthimit para dhe
mbrapa pasi të keni bërë rregullimin.
Shikimi
► Fig.3: 1. Bazamenti 2. Vija e prerjes
Për prerje të drejta, vini në vijë të drejtë pozicionin A në
pjesën e parme të bazës me vijën tuaj të prerjes. Për prerje
me kënd 45° vini në vijë të drejtë pozicionin B me të.
18 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents