Makita 5604R Instruction Manual page 17

Hide thumbs Also See for 5604R:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mos e mbështetni dërrasën ose panelin larg prerjes.
13. Mos përdorni fletë të pamprehura ose të
dëmtuara. Fletët e pamprehura ose të vendosura
në mënyrën e gabuar bëjnë prerje të ngushtë,
duke shkaktuar fërkim të tepërt, ngecje të fletës
dhe zmbrapsje.
14. Thellësia e fletës dhe levat bllokuese të
rregullimit të buzëve duhet të shtrëngohen dhe
sigurohen përpara se të kryhet prerja. Nëse
rregullimi i fletës ndryshon gjatë prerjes, ajo mund
të shkaktojë ngecje dhe zmbrapsje.
15. Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë zmbrapsje.
16. GJITHMONË mbajeni pajisjen fort me të dyja
duart. ASNJËHERË mos i vendosni duart ose
gishtat pas sharrës. Nëse ndodh zmbrapsje,
sharra mund të kërcejë lehtësisht mbrapa mbi
dorën tuaj duke shkaktuar dëmtim serioz personal.
17. Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën.
Shtyjeni sharrën përpara me një shpejtësi të
tillë që fleta të presë pa u ngadalësuar. Ushtrimi
i forcës mbi sharrën mund të shkaktojë prerje jo të
njëtrajtshme, humbje të saktësisë dhe zmbrapsje
të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses së poshtme
18. Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje
të saktë përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni
sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz
lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë. Asnjëherë
mos e fiksoni ose lidhni mbrojtësen e poshtme
në pozicion të hapur. Nëse sharra rrëzohet
aksidentalisht, mbrojtësja e poshtme mund të
përthyhet. Ngrini mbrojtësen e poshtme me
dorezën tërheqëse dhe sigurohuni që ajo të lëvizë
lirshëm dhe të mos e prekë fletën apo ndonjë
pjesë tjetër në të gjithë këndet dhe thellësitë e
prerjes.
.
19. Kontrolloni funksionimin e sustës së
mbrojtëses së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe
susta nuk funksionojnë siç duhet, ato duhet
të rregullohen përpara përdorimit. Mbrojtësja e
poshtme mund të funksionojë ngadalë për shkak
të pjesëve të dëmtuara, depozitimeve ngjitëse ose
mbeturinave të grumbulluara.
20. Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet
manualisht vetëm për prerje të veçanta,
siç janë "prerjet e pjerrëta" dhe "prerjet
e përbëra". Ngrini mbrojtësen e poshtme
duke tërhequr dorezën dhe duhet ta lëshoni
mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë në
material. Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
21. Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e poshtme
të ketë mbuluar fletën përpara se ta vendosni
sharrën në karrige apo dysheme. Fleta e
pambrojtur dhe në lëvizje të lirë shkakton lëvizjen
prapa të sharrës, e cila do të presë çfarëdo që
gjendet përpara saj. Llogarisni kohën që i duhet
fletës për të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
22. Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme,
hapeni mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni
dhe shikoni mbylljen e saj. Kontrolloni që
doreza tërheqëse të mos prekë trupin e
pajisjes. Është SHUMË E RREZIKSHME lënia
pa mbrojtje e fletës dhe ajo mund të shkaktojë
dëmtim të rëndë personal.
Funksioni i thikës ndarëse
23. Përdorni fletën e duhur të sharrës për thikën
ndarëse. Në mënyrë që thika ndarëse të
funksionojë, fleta duhet të jetë më e hollë se sa thika
ndarëse dhe gjerësia e prerjes së fletës duhet të jetë
më e madhe se sa trashësia e thikës ndarëse.
24. Rregullojeni thikën ndarëse siç përshkruhet
në manualin e përdorimit. Lënia e hapësirës,
vendosja dhe drejtimi jo i duhur mund të bëjnë që
thika ndarëse të mos parandalojë zmbrapsjet.
25. Përdoreni gjithmonë thikën ndarëse, përveç
prerjeve të pjerrëta. Thika ndarëse duhet të
zëvendësohet pas prerjeve të pjerrëta. Thika
ndarëse shkakton ndërveprim gjatë prerjeve të
pjerrëta dhe mund të krijojë zmbrapsje.
26.
Në mënyrë që të funksionojë, thika ndarëse
duhet të jetë futur në materialin e punës. Thika
ndarëse nuk mund ta parandalojë zmbrapsjen
gjatë prerjeve të shkurtra.
27. Mos e përdorni sharrën nëse thika ndarëse
është e përkulur. Edhe një ndërveprim i vogël
mund ta ngadalësojë shpejtësinë e mbylljes së
mbrojtëses.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
28. Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja. Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës.
29. Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë.Fletët lëvizin pas fikjes.
30. Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
17 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents