Makita PC5000C Instruction Manual page 18

Concrete planer
Hide thumbs Also See for PC5000C:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
8.
Mbani veshur pajisje mbrojtëse personale. Në
varësi të aplikacionit, përdorni mbrojtëse për
fytyrën ose syze sigurie të mëdha ose të vogla.
Sipas rastit, mbani maskë kundër pluhurit,
mbrojtëse për dëgjimin, doreza dhe përparëse
mbrojtëse
që mund
abrazive ose të materialit të punës. Mbrojtësja
e syve duhet të ketë aftësi të ndalojë copat
fluturuese
ndryshme. Maska kundër pluhurit ose respiratori
duhet të jenë në gjendje të filtrojnë grimcat e
prodhuara nga funksionimi i pajisjes. Ekspozimi
për një kohë të gjatë në zhurma me intensitet të
lartë mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9.
Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës
duhet të mbajë veshur mjetet mbrojtëse
personale. Copëzat e materialit të punës ose të
një aksesori të thyer mund të fluturojnë larg dhe
të shkaktojnë dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara, kur të jeni duke kryer një veprim në
të cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur ose kordonin e vet. Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t'i japin punëtorit një goditje elektrike.
11.
Vendoseni kordonin larg aksesorit rrotullues.
Nëse humbisni kontrollin, kordoni mund të pritet
ose të ngatërrohet dhe dora ose krahu juaj mund
të shkojnë drejt rrotës rrotulluese.
12. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori që
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
13. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
14. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë pluhurin
brenda folesë dhe akumulimi i tepërt i pluhurit të
metalit mund të shkaktojë rreziqe elektrike.
15. Mos
e
përdorni
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t'i
ndezin këto materiale.
16. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh kur
disku prerës, mbështetësja e diskut, furça ose çdo
aksesor tjetër bllokohet ose ngec. Bllokimi ose ngecja
shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues e cila shkakton që vegla elektrike të dalë
jashtë kontrollit dhe të shkojë në drejtim të kundërt të
rrotullimit të aksesorit në pikën e lidhjes.
ndalojë
prodhohen
nga
veprimet
veglën
elektrike
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose bllokohet
nga materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e
bllokimit mund të godasë sipërfaqen e materialit duke
bërë që disku të ndërrojë drejtim ose të vijë mbrapsht.
Disku mund të kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij,
copëzat
në varësi të drejtimit të lëvizjes së diskut në momentin e
bllokimit. Disqet abrazive edhe mund të thyhen në këto
kushte.
e
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
parandaluese të dhëna më poshtë.
a) Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat kundërvepruese. Përdorni gjithmonë
dorezën ndihmëse, nëse mundësohet, për një
kontroll maksimal mbi kundërveprimin ose
reagimin rrotullues gjatë ndezjes. Përdoruesi
mund të kontrollojë reagimet rrotulluese ose forcat
kundërvepruese, nëse merren masa parandaluese.
b) Mos e vini kurrë dorën pranë aksesorit
rrotullues. Aksesori mund të kundërveprojë mbi
dorën tuaj.
c) Mos e poziciononi trupin tuaj në zonën ku
vegla elektrike do të lëvizë nëse ndodh
kundërveprimi. Kundërveprimi do ta dërgojë
veglën në drejtimin e kundërt të lëvizjes së diskut
në pikën e ngecjes.
d) Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit. Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
e) Mos vendosni një fletë sharre me zinxhir për
drutë ose një fletë sharre të dhëmbëzuar. Fletët
e tilla krijojnë kundërveprime të shpeshta dhe
humbje kontrolli.
Paralajmërime sigurie specifike për zdrukthimin:
a) Përdorni vetëm llojet e disqeve që janë të
rekomanduara për veglën tuaj elektrike dhe
mbrojtësen specifike të projektuar për diskun e
zgjedhur. Disqet të cilët nuk janë projektuar për
pranë
veglën elektrike nuk mund të mbrohen dhe nuk
janë të sigurta.
b) Përdorni gjithmonë flanxha të padëmtuara
disku, të cilat kanë madhësinë dhe formën e
duhur për diskun e zgjedhur. Flanxhat e
përshtatshme të diskut mbështesin diskun duke
reduktuar mundësinë e thyerjes së tij.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
17. Përpara punës, instaloni gjithmonë kapakun e
pluhurit.
18. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
18

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Pc5001c

Table of Contents