Makita DUR369A Instruction Manual page 46

Cordless grass trimmer
Hide thumbs Also See for DUR369A:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
që vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë
të jetë hequr përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet e veglës. Mosfikja e veglës
dhe mosheqja e kutisë së baterisë mund të rezultojë
në lëndim të rëndë personal për shkak të ndezjes
aksidentale.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
► Fig.5: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa
të kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket. Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e
veglës dhe baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht
gjatë punës nëse vegla është vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
Llamba e kujdesit
Ngjyra
Ndezur
E gjelbër
E kuqe
(vegla)/
E kuqe
Sigurohuni gjithmonë
Statusi
Duke
pulsuar
Mbingarkesë
Mbinxehje
(bateria)
Mbishkarkesë
Mbrojtja nga mbingarkesa
Nëse vegla ndodhet në një nga situatat e mëposhtme,
vegla ndalon automatikisht dhe llamba e kujdesit fillon
të pulsojë në të gjelbër:
Vegla është e mbingarkuar nga barishtet e
ngatërruara ose papastërtitë e tjera.
Vegla prerëse është e bllokuar ose është
zmbrapsur.
Butoni kryesor i energjisë është aktivizuar
ndërkohë që tërhiqet këmbëza e çelësit.
Në këtë situatë, lëshoni këmbëzën e çelësit dhe
hiqni barishtet ose mbetjet e ngecura nëse është e
nevojshme. Pas kësaj, tërhiqni sërish këmbëzën e
çelësit për të vazhduar.
KUJDES:
Nëse ju nevojitet të hiqni barishtet e
ngatërruara në vegël ose të lironi veglën prerëse
të bllokuar, sigurohuni që të fikni veglën përpara
se të filloni.
Mbrojtja e veglës ose e baterisë nga
mbinxehja
Nëse vegla ose kutia e baterisë mbinxehet, vegla
ndalon automatikisht. Kur vegla është e mbinxehur,
ndizet në të kuqe llamba e kujdesit. Kur kutia e baterisë
është e mbinxehur, pulson në të kuqe llamba e kujdesit.
Lëreni veglën dhe/ose baterinë të ftohet përpara se ta
ndizni sërish veglën.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kur kapaciteti i baterisë ulet, vegla ndalon automatikisht
dhe llamba e kujdesit fillon të pulsojë në të kuqe.
Nëse vegla nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat,
hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe karikojeni atë.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
► Fig.6: 1. Llambat treguese 2. Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Ndezur
46 ALBANIAN
Fikur
Duke pulsuar
Kapaciteti i
mbetur
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dur369lDur369azDur369lz

Table of Contents